Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRI/Vdekja e Rexhina Debrovës gjatë lindjes, kërkohet arrestimi i mjekut nga Elbasani

17/12/2019
EMRI/Vdekja e Rexhina Debrovës gjatë lindjes, kërkohet arrestimi i mjekut nga Elbasani
Share on FacebookShare on Whatsapp

Vdekja e 25-vjeçares, Rexhina Debrova në muajin prill 2019, gjatë operacionit për lindjen e fëmijës, ka sjellë nxjerrjen e një urdhri për arrestimin e mjekut nga Elbasani, Ardjan Kadaifçiu.

Vendimi për arrestimin e këtij mjeku është marrë një ditë më parë nga prokurori i çështjes, Xhelian Seferi, i cili i ka kërkuar gjykatës së Elbasanit, caktimin e masës së “arrestit në burg” në mungesë, për mjekun që kishte ndjekur procesin e lindjes së 25-vjeçares Rexhina Debrova. Kjo kërkesë është bazuar në një akt ekspertimi mjeko-ligjor të mbërritur në prokurori nga institute i mjekësisë, ku qartësohen nga ana teknike shkeljet e kryera nga doktori Kadaifçiu.

Nisur nga kjo situatë tashmë prokuroria e Elbasanin, e akuzon mjekun në fjalë për akuzën “Neglizhencës në trajtim mjekësor” me pasojë vdekjen e 25-vjeçares Rexhina Debrova, gjatë procesit të lindjes së fëmijës.

Por pavarësisht se prokuroria, tashmë ka nxjerrë një urdhër-arresti për mjekun e Elbasanit, ky urdhër nuk mund të ekzekutohet nga policia lokale, pasi nga informacionet e mbledhura, mjeku është larguar në muajin gusht 2019 së bashku me familjen në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tashmë policia dhe prokuroria e Elbasanit i kanë kërkuar ndihmë zyrës së Interpolit me qëllim shpalljen në kërkim ndërkombëtar të Ardjan Kadaifçiut,i cili nëse do të arrestohet në SHBA do të ekstradohet në Shqipëri, ku do i nënshtrohet procesit gjyqësor për akuzën e “Neglizhencës në trajtimin mjekësor” me pasojë vdekjen e Rexhina Debrovës.

Në muajin prill 25-vjeçaria, Debrova humbi jetën teksa po lindte fëmijën e saj të parë. Vdekja e vajzës së re solli përkeqësimin e situatës, aq sa familjarët e vajzës dhe bashkëshorti i saj, deklaruan se do bënin vetëgjyqësi mbi mjekun dhe infermierin që kishte ndjekur gjendjen shëndetësore të pacientes Rexhina Debrova./Shqiptarja

Tags: arrestimidoktoripas lindjesrexhina debrovavdekja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.