Deklarata e fortë e zv. Sekretarit të PPE, Christian Kremer: Krimi i...

Deklarata e fortë e zv. Sekretarit të PPE, Christian Kremer: Krimi i organizuar në Shqipëri ushqehet nga politika

154
0
Shares

I ftuar për të dytin vit rradhazi në Akademinë Politike të FRPDë Christian Kremerë zv sekretar i Pergjithshem i Unionit të Partive Popullore Europianeë ka vënë gishtin mbi plagën e krizës politike në Shqipëri që sipas tij është lidhja e krimi të organizuar me politikën.

Gjatë fjalës së tij në Tiranëë Kremer tha se krimi i organizuar për fat të keq vazhdon të ushqehet nga politika.
“Konstatoj për fat të keq që problemet janë të njëjtaë sepse ne në Bruksel i dimë fare mirë problemet në vend. Për shembull çështja e ndarjes së krimit të organizuar nga politikaë largimi i personave me rekorde kriminale nga postet publike.

Megjithëse këto kanë qenë probleme madhoreë kemi parë që asgjë nuk është zgjidhur deri tani. Krimi i organizuar ende ushqehet nga politika dhe jeta shoqërore dhe janë qytetarët e thjeshtë dhe të ndershëm që paguajë këtë faturë. Prandaj PPE ka qenë e qartëë BE dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojë të ushtrojë presion në mënyrë që krimi i organizuar të luftohen Shqipëri. Çështjet që kanë të bëjnë me drejtësinë vazhdojnë dhe problem të tjera të reja kanë dalë së fundmi për median”ë – deklaroi Kremerë duke apeluar BE-në të ushtrojë presion ndaj Tiranës që të luftohet krimi.

Zv.sekretari i PPE preku edhe çeshtjen e hapjes së negociataveë duke garantuar mbështetjen e plotë të organizatës më të madhe politike në Europë.
“Me lejoni të them diçka në lidhje me pranimin në Bashkimin Europian. Lista e gjatë e problemeve të pazgjidhura nga kjo qeveri nuk ka ndihmuar në diskutimet tona në Brukselë por qëndrimi i PPE është dhe ka qenë shumë i qartë. Megjithëse ka shumë problemeë ne e konsiderojmë një gabim të madh historik mos nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Bashkimi Europian nuk është i plotësuar pa Ballkanin Perëndimor dhe pa Shqipërinë.

Ju mund të mbështetni në solidaritetin tonë edhe në muajt në vijimë kur të trajtohet çështja e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian”ë – tha Kremer.
Duke folur në emër të Unionit të djathtë europianë Kremer garantoi mbështetje totale për programin e Partisë Demokratike.
“PPE mbështet plotësisht propozimet PD për të zhvilluar ekonominë, për të krijuar vende pune dhe për të sjellë prosperitet ekonomik në mënyrë që ju si brez i ri të keni prosperitet në të ardhmen”, – deklaroi zv.sekretari i PPE.

Zv.sekretar i Pergjithshem i Unionit të Partive Popullore Europianeë Christina Kremerë në krye të fjalës së tij shprehu dhimbjen dhe solidaritetin tim për viktimat dhe të plagosur nga tërmeti i 26 nëntorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY