Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka dhënë masën e arrestit me burg për Edlira Shehun, ish sekretaren gjyqësore pranë Gjykatës Administrative të Vlorës. Seanca gjyqesore ka nisur rreth ore 9 te mengjesit dhe ka zgjatur per 40 minuta.
Ajo akuzohet për “Shpërdorim detyre” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit”.
“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se përgjatë periudhës kohore dhjetor 2018 – nëntor 2019, kur kjo shtetase ka qenë në marrëdhënie pune, dyshohet se ka ndryshuar disa vendime të gjykatës duke i favorizuar palët sipas interesit vetjak” thuhej në njoftimin e policisë.
//DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/