Duke publikuar një foto të viteve kur demokracia po rilindte në Shqipërine e pas-diktaturës, Genc Pollo ka shkruar disa fjalë për themelimin e Partisë Demokratike.
Pollo shkruan se ngjarjet e 29-viteve më parë janë leksione reflektimi dhe thekson se PD ka përsëri rolin kyç per kthesen e radhës historike.
“29 vjet më parë u themelua Partia Demokratike. Lajmin e regjistrimit të saj pata privilegjin t’a shpall unë bashkë me Preç Zogaj siç tregon kjo fotografi e asaj dite. Gati tre dekada janë mjaftueshëm për refleksione, përgëzime e vetëkritika. Por mendoj është e pamouheshme se ato ditë dhe ajo ngjarje ishin një kthesë madhore historike drejt demokracisë dhe Europës.
Sot përballemi me sfida të tjera që sinqerisht asokohe nuk i imagjinonte kush. Por vullneti për t’u përballur duhet të mbetet i fortë si në ato ditë dhe PD ka përsëri rolin kyç në një tjetër kthesë historike”,-shkruan Pollo.
//DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/