Meta sot në prokurorinë e Tiranës, pyetet për kallëzimin ndaj Dvoranit

Meta sot në prokurorinë e Tiranës, pyetet për kallëzimin ndaj Dvoranit

91
0
Shares

Presidenti Ilir Meta pritet që të shkojë në prokurorinë e Tiranës rreth orës 12:00 në lidhje me kallëzimin penal që ai bëri disa ditë më parë në adresë të kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) Ardian Dvorani.

Kujtojmë se në 19 nëntor Kreu i Shtetit nënshkroi kallëzimin penal për ‘shpërdorim detyre’ ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani duke e cilësuar këtë padi si një mundësi historike për Reformën në drejtësi.

Meta ka ngritur dy akuza ndaj Dvoranit, shpërdorim detyre dhe përvetësim i titullit, apo detyrës shtetërore gjatë procedurave për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Meta u përplas me Dvoranin për procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, teksa tha se përzgjedhja u bë në mënyrë mafioze, duke e cilësuar kreun e KED një ushtar të verbër të partisë.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY