Ish-drejtori zbulon skandalin e madh: Familja Lala humbi për shkak të autoshkallës...

Ish-drejtori zbulon skandalin e madh: Familja Lala humbi për shkak të autoshkallës 960 mijë euro

151
0
Shares

Ish-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi denoncoi skandalin se 5 anëtarë të familjes Lala në Thumanë u shuan vetëm për mungesën e një autoshkalle. Prenci ishte ftuar  në “360 Gradë” në RTV Ora për të shpjeguar operacionin e kërkim-shpëtimit në gërmadhat e tërmetit.

Skandali shkon edhe më tej kur thotë se shteti shqiptar e disponon këtë autoshkallë, dhuratë nga Banka Botërore, por që nuk është futur në operacion.

Prençi: Familja Lala në Kënetë, jo të gjithë por 5 anëtarë kanë vdekur vetëm se nuk ka pasur një autoshkallë me gjatësi për ta futur në katin e dytë apo të tretë dhe një grup ekspertësh qoftë edhe duke e mbajtur me dy fadroma atë pjesën e pjerrët dhe një grup i kërkim-shpëtimit të ndërhynin për ti shpëtuar dhe ti zbrisnin përmes autoshkallës. Autoshkalla e përfituar nga Banka Botërore ka kushtuar 960 mijë euro dhe ndodhet te zjarrfikëset e 21 dhjetorit, 54 metra e gjatë. Nuk është futur akoma në operacion sepse i është djegur paketa.Duhet ngritur steka e përgjegjësisë në nivelet më të larta të shtetit në të kundërt gjithë populli shqiptar do të jenë viktima të papërgjegjshmërisë dhe pazotësisë së personave për tu dalë zot fuksioneve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY