Sekuestrohen 500 mijë euro pasuri në Vlorë, kujt i përkasin, policia jep...

Sekuestrohen 500 mijë euro pasuri në Vlorë, kujt i përkasin, policia jep detajet

156
0
Shares

Prokuroria e Vlorës vendos sekuestro preventive mbi disa pasuri me vlerë rreth 500 000 euro, që dyshohen se janë përfituar nga veprimtaria kriminale e pastrimit të parave.

Bëhet fjalë për 2 apartamente banimi në Vlorë dhe Orikum,1 pemishte në Radhimë, 2 automjete dhe 2 llogari bankare.

“Këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal proaktiv të vitit 2014, ndaj shtetasit Luan Beshaj  si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” -thuhet në njoftimin e policisë.

Beshaj  ka qenë i dënuar në Itali, për veprën penale “Trafikim narkotikësh” dhe dyshohet se këto pasuri i ka ngritur mbi bazën e këtyre veprimtarive të paligjshme.

Veprimet e tjera procedurale vijojnë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY