Ish-deputetja Albana Vokshi ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama si pergjegjes per heqjen e rrogës së mësuesve dhe policëve.
Ish-deputetja disponon dokumentat dhe e quan skandaloze prerjen e rrogës pa të drejtë, ndërsa rikujton faktin se sipas saj, janë 150 milionë USD të cilat nuk i nderpriten oligarkëve të Ramës.
“Urdhër skandaloz!! Edi Rama nuk u heq 150 milionë USD oligarkëve të vet, por mban me Urdhër lekët e rrogës së policëve dhe mësueve.
Aktet duhet të anullohen me urgjencë! Shqiptarët jane vetë solidarë, i ndihmojnë sic i kanë ndihmuar vetë deri më sot vëllezërit dhe motrat e tyre”,-shkruan ish-deputetja.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/