Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Buxheti për shkencën më pak se mesatarja europiane”, Pollo ngre shqetësimin: IGJEUM i vetmi burim për matjen e tërmeteve

30/11/2019
Pollo: Krimi e korrupsioni ulin shanset e një vendimi pozitiv nga KE për integrimin e Shqipërisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-deputeti Genc Pollo i eshte përgjigjur me një analizë të thelluar një kronike ne nje televizion privat, ku theksohej se shkak për mosrespektimin e standarteve ndërtimore dhe si pasojë e dëmtimit e shembjes së ndërtesave nga ky tërmet e të tjerë ishte një reformë e kërkimit shkencor e vitit 2007 (Qeveria Berisha) që përfshinte Akademinë e Shkencave, Institutin e Sizmologjisë dhe universitetet publike.

Pollo ndalet tek disa probleme të cilat sipas tij nuk vijne nga shkrirja e institucioneve, por nga braktisja e tyre dhe mosdhënia e fondeve në vitet të vijim. Pollo permend këtu debatin që duhet të zhvillohet për buxhetimin e IGJEUM-it e shkencës në përgjithësi; ku në projekt-buxhetin 2020 shkenca financohet me 0,036% të PBB apo 27 herë më pak se mesatarja europiane.

“Në këto ditë plot raste tragjike e dramë kolektive, pasi u ktheva nga Shijaku ku me aktivistët e degës së Partisë Demokratike qendruam pranë e asistuam sa mundëm të cënuarit nga Tërmeti i së Martës, hasa papritur në një lajm-analizë të transmetuar nga një TV privat, i cili pohonte se shkak për mosrespektimin e standarteve ndërtimore dhe si pasojë e dëmtimit e shembjes së ndërtesave nga ky tërmet e të tjerë ishte një reformë e kërkimit shkencor e vitit 2007 (Qeveria Berisha) që përfshinte Akademinë e Shkencave, Institutin e Sizmologjisë dhe universitetet publike.

Nuk është momenti për të zbuluar nëse kemi të bëjmë me inkompetencë profesionale apo instrumentalizim politik; as të dallojmë nëse këtu grotesku tejkalon profanen.

Por mendoj se mund të jetë çasti për të kujtuar disa fakte:

1-Kategoria sizmike e Shqipërisë, Ballkanit, Europës e më gjerë si dhe e krahinave brenda secilit vend është e njohur dhe e përcaktuar jo vetëm nga institucionet sizmologjike të çdo vendi por kryesisht nga përcaktimet e institucioneve ndërkombëtarë e kontinentalë. Asgjë nuk ka ndryshuar në këtë kategorizim pas vitit 2007 apo edhe të paktën 100 vjet para tij.

2- Në përputhje me kategorinë sizmike autoritetet qendrore e vendore në shtet lipset të hartojnë planet zhvillimore-urbanistike si dhe standartet ndërtimore. Në Shqipërinë që sheh nga Europa kjo e fundit mund të ishte e zgjidhur nga “eurokodet e ndërtimit” normë e detyrueshme e BE-së, të cilat u hartuan e u prezantuan në vitet 2012-13 nga qeveria Berisha por nuk u miratuan në 2014, sipas planifikimit, nga qeveria Rama. Zbatimi korrekt i tyre në ndërtimet private e shtetërore është një çështje tjetër. Gjithashtu çeshtje tjetër janë ndërtimet e zhvillimet urbanistike në Shqipërinë e pasvitit 1991.

3- Instituti Sizmologjik u përfshi bashkë me të tjera njësi shkencore në Institutin e Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit e Mjedisit (IGJEUM); ky i fundit u transferua nga Akademia e Shkencave në Universitetin Politeknik me synimin që të përgatiste studentë. As personeli dhe as pajisjet nuk u cënuan. Unë isha asokohe, si ministër i Arsimit e Shkencës, propozuesi i VKM themeluese të tij. Personalitet e nderuara të Akadamisë ate herë kishin preferencë për një status quo. Sot IGJEUM është burimi i vetëm shqiptar i gjetjeve e matjeve të tëmeteve në Shqipëri, përfshi edhe Tërmetin e së Martës. Por në kushtet e internetit e apps-eve ne informohemi tashmë globalisht.

4- Do të doja të debatohej për buxhetimin e IGJEUM-it e shkencës në përgjithësi; në projekt-buxhetin 2020 shkenca financohet me 0,036% të PBB apo 27 herë më pak se mesatarja europiane.

Po kështu buxhetimi i arsimit lëngon tek 2,55% ndërkohë që u premtua rregullisht 5%. Por druaj se edhe për këtë debat nuk është momenti”,-shkruan Pollo.

https://www.facebook.com/152421281464333/posts/2838371482869286?sfns=mo

//DRONI.al/

Tags: analizagenc pollopergjigjasizmiologjiatermeti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.