Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dëshmia e të mbijetuarës që ra nga kati i 7: Mbulova kokën me jastëk të mos shihja vdekjen me sy

29/11/2019
Dëshmia e të mbijetuarës që ra nga kati i 7: Mbulova kokën me jastëk të mos shihja vdekjen me sy
Share on FacebookShare on Whatsapp

Tërmeti i cili tronditi vendin tonë solli pasoja të mëdha. Yllka Osmani është njëra nga të mbijetuarat e tërmetit, e cila ka rene nga kati i shtate i apartamentit ku banonte, ne kohen qe ra termeti i tmerrshem.

Në programin “Historia ime”, Yllka ka treguar historinë prekëse se si arriti të shpëtonte.

Ajo dhe bashkëshorti i saj ndodheshin në katin e shtatë të ndërtesës. Kishin ndjerë dy lëkundjet e para,  por lëkundja e tretë ishte shumë e fortë. Nuk kishin patur mundësi të dilnin dhe në një kohë shumë të shkurtër e panë veten në mes të rrënojave. Yllka tregon se arriti të dallonte bashkëshortin  e saj, i cili ishte në gjendje shumë të keqe.

Pas 10 minutash tmerri dhe dhimbjeje vijnë të afërmit e tyre dhe i nxjerin nga rrënojat. Yllka tregon se në katin e parë të ndërtesës ishte dhe djali i saj, por që fatmirësisht arriti të dilte jashtë banesës para se ajo të shembej përtokë.

Yllka: Falë Zotit jam gjallë!

Gazetarja: Ju jetonit në cilën zonë të Durrësit?

Yllka: Në plazh, në stacionin e hekurudhës.

Gazetarja: Godina sa katëshe?

Yllka: 7 katëshe.

Gazetarja: Jetoni me familjen?

Yllka: Bashkë me familjen. Bashkëshorti, djali dhe vajza. Djali jetonte në katin e pare atë natë ndërsa vajza ishte në Tiranë.

Gazetarja: Në ato momente ishit vetëm me bashkëshortin në shtëpi?

Yllka: Po dhe djali ishte në të njëjtën banesë, po në katin e parë.

Gazetarja: Ndërkohë ju ishit në katin e shtatë?

Yllka: Ne në katin e shtatë dhe ra tërmeti i dytë që ishte më i fortë se i pari.

Gazetarja: E ndjetë tërmetin e pare?

Yllka: Po e ndjemë.. Edhe u cuam, menduam se nuk do kishte më, por filloi i treti dhe nuk na la kohë të bënim asgjë. Atje thamë Zot na ndihmo dhe kur  pamë që fluturuam me gjithë krevat…

Gazetarja: Çfarë ndodhi?

Yllka: Ra komplet ndërtesa në tokë, komplet u shkri, u bë pluhur i bardhë. Ne nuk e di kur e kemi parë veten aty, bashkëshorti që më thërriste Yllka ku je? Unë i thoja ti ku je se nuk shihej asgjë.  Kur e shoh bashkëshortin të varur, kokë edhe këmbë dhe duar dhe i mbahej vetëm një pjesë e këmbës tek një pjesë solete. Nuk  e di si i kam dhënë fuqi vetes dhe e kam tërhequr drejt vetes. Pastaj kemi ndenjur në rrënoja të sakatuar,vetëm rrënkonim. Pastaj dëgjuam zëra nga lagjja që panë se ndërtesa u shkri komplet dhe thoshin jeni gjallë, flisnin, a jeni gjallë, përmendnin emrat tanë dhe pastaj na nxorrën nga rrënojat. Pastaj pamë që nga kati i shtatë ishim në tokë.

Gazetarja: Ju keni rrëshqitur bashkë me krevatin ku ishit shtrirë?

Yllka: Po, por ajo ka ndodhur shpejt, në ato moment kam mbuluar kokën me jastëk që mos shikoja vdekjen me sy. Edhe madje poshtë kur rashë, jastëkun e kisha akoma mbas vetes sime.

Gazetarja: Bashkëshorti ka arritur të mbijetojë?

Yllka: Po, por është më rëndë është në Spitalin e Traumës, është jashtë rrezikut për jetën por ka dëmtime të rënda.

Gazetarja: Mund të themi që ky ka qenë moment më i vështirë në jetën tuaj?

Yllka: Më i vështiri në jetë ky është, pamë vdekjen me sy edhe Zoti na ktheu prapë. Kur pashë murin e dhomës që u nda dhe ne fluturuam, thashë kaq ishte..

Gazetarja: Sa keni ndjenjur në rrënoja?

Yllka: Shumë pak, diku 10-15 minuta.

Gazetarja: Djali juaj është mirë?

Yllka: Djali është mire. Fatmirësisht ai arriti të dilte se ishte në katin e parë./tvklan.al

Tags: deshmiDurresGRUAJAkati i 7termeti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.