Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Shqetësuese”, Pollo për paralajmërimin e Ramës ndaj portaleve: Ja pse media meriton një falenderim publik

29/11/2019
Këshilli i Stabilizim Asocimit/ Pollo: Rama frikë nga opozita, nuk dërgoi ftesë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Për Genci Pollon, shqetësuese perpos situatës me tërmetet, është dhe deklarata e Kryeminsitrit  Edi Rama, i cili iu sul mediave dhe portaleve duke i paralajmëruar me mbylljen e tyre.

Ne një reagim në rrjetet sociale, Pollo shkruan se  opozita e ka denoncuar edhe me heret pr/ligjet qe po shqyrtohen ne Kuvend mbi median dhe thekson: “Për të gjitha këto arsye nuk gabojmë nëse konkludojmë se këto fjalë të Edi Ramës janë diçka më e rëndë se një “deklaratë e gabuar””.

“Deklarata e Edi Ramës se do të mbyllë portalet e websitet informative është më e gabuara e më shqetësuesja e 72 orëve të fundit.  Së pari, pasi edhe në rastet e lajmeve të rreme dhe panikshkaktuese në situata emergjente nuk lipset të dirigjohet vemendja publike në këtë mënyrë drejt këtyre lajmeve. Nëse një autoritet shtetëror kërcënon me mbyllje mediash pa sqaruar mirë çeshtjet e pa dhënë versionin zyrtar mbi pretendimet gjasat janë se në publik, e jo vetëm tek mendjet konspirative, do të zerë vend lajmi i rremë.

Së dyti, me sa e kam ndjekur unë, media në tërësi ka raportuar në mënyrë objektive nga terreni dhe në kushte të vështira. Ka përcjellë jo vetëm informacion, por direkt e indirekt, ka nxitur edhe solidarizimin shoqëror me viktimat e tërmetit. Për këtë meriton një falenderim publik.

Së treti kemi precedentin e shtatorit kur disa media në mënyrë joprofesionale e të qortueshme shkatuan panik pas tërmetit. Ndër to kishte edhe miqësore edhe kritike me qeverinë por Edi Rama zgjodhi të sulmonte nominalisht përmes facebook.ut e policisë vetëm ato kritike. Ky politizim e uli besueshmërinë e “motivit të ndershëm”.

Së katërti edhe në kushtet e situatës së jashtëzakoshme qeveria apo tjetërkush nuk ka tagër ligjor të kufizojë a të mbyllë mediat.

Së pesti dhe më e rëndësishmja deklarata e Ramës u bë në sfondin e dy projektligjeve mbi median të cilat i japin atij mundësinë të mbyllë më urdhër çdo portal a pastaj t’u thotë atyre “shihemi në gjyq”. Projektligjet, të cilat po shqyrtohen në Kuvend, janë denoncuar nga opozita, shoqëria civile, media e pavarur dhe komuniteti ndërkombëtar si rrezik për fjalën e lirë. Për të gjitha këto arsye nuk gabojmë nëse konkludojmë se këto fjalë të Edi Ramës janë diçka më e rëndë se një “deklaratë e gabuar”,-shkruan Pollo.

//DRONI.al/

Tags: deklaratamediatPolloRamatermeti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.