Tragjedia e familjes Lala në Kënetë të Durrësit, dalin emrat e viktimave

Tragjedia e familjes Lala në Kënetë të Durrësit, dalin emrat e viktimave

179
0
Shares

Ajo që ka gozhduar qytetarët dhe i ka prekur pa masë është tragjedia e familjes Lala, të cilët raportohen se janë ende nen rrenoja, ndërsa dhe disa prej tyre kanë mbetur të vdekur nga termeti 6 ballësh.

Gazetarja Klodiana Lala e cila ka ndjekur gjithçka çfarë po ndodh pranë kësaj familje ka raportuar edhe emrat e viktimave dhe personave që dyshohet se janë nën rrënoja.

Sadete Lala, është nxjerrë e pajetë, nëna e tre djemve që jetonin në të njëjtën banesë, e moshuara.

Ilir Lala, (ishte i paralizuar prej vitesh) është nxjerrë i pajetë, ishte beqar, i biri i Sadetes.

Ramë Lala ka shenja jete, djali që komunikon herë pas here nën rrënoja, mendohet që është 17 vjeç.

Griselda Lala, motra e Ramës, mendohet 15 vjeç, e pagjetur.

Marjeta Lala, nusja e djalit e Sadetes, kunata e Ilirit, nëna e katër femijëve, e zhdukur.

Emilio Lala, djali i Marjetës, i zhdukur.

Amelia Lala, është nxjerrë e pajetë, 6 vjeçe, vajza e Marjetës.

Dionis e Dionisa Lala, binjakë nën rrënoja, fëmijët e Marjetës.

Jashtë banese kanë qenë nëna e Ramë dhe Griselda Lalës, e cila ndodhej në Tiranë tek e motra. Ka shkuar në Durrës dhe ndodhet në gjendje shoku në spital.

Po kështu, bashkëshorti i Marjetës, i cili ndodhej në Itali dhe është nisur për të ardhur si dhe djali tjetër i Sadete Lalës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY