Altin Dumani, Arben Kraja, Behar Dibra, Edvin Kondilli, Elida Celami(Kaçkini), Ened Nakuçi, Enkeleda Millonai, Klodian Braho, janë 8 nga 15 anëtarët e parë të SPAK-ut.
Miratimi i projekt -akteve për emërimin e tyre u bë sot me 11 vota pro. Po në mbledhjen e ditës së sotme të KLP-së, është hapur gara edhe për drejtuesin e SPAK, dhe afati për zgjedhjen e tij është 15 ditë.
Kreu i KLP, Gent Ibrahimi deklaroi se vendimi i emërimit do hyjë në fuqi më 19 dhjetor dhe po në të njëjtën ditë do zhvillohet ceremonia e betimit të prokurorëve tek Presidenti.
Anëtarët e SPAKU-t do të kenë një mandat 9 vjeçar, pa të drejtë emërimi. SPAK pritet të hetojë korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar.
LISTA E ANETAREVE TE SPAK
Altin Dumani, prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë
Arben Kraja, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Behar Dibra, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Edvin Kondili, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Elida Celami (Kaçkini) prokurore në Prokurorinë e Tiranës
Ened Nakuçi, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Enkeleda Millonai, prokurore në Prokurorinë e Elbasanit
Klodian Braho, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
//DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/