Kryeministri Edi Rama e ka kthyer në praktikë të perseritur daljen para kamerave si një “showman” duke bere monologje të gjatë dhe me një audiencë e frontit të vetë, te gjithe socialistë dhe rilindas.
Po ti hidhje një sy publikut që e ndiqte, të zinin sytë, deputetin Rrahman Rraja, i cili eshte permendur 3 herë deri tani për lidhjet që familjarë dhe të afërm të tij kanë me ngjarjet kriminale.
Edi Paloka e ka theksuar kete rast, duke shkruar me ironi se kryeministri Edi Rama po i shpjegon si të zhdukë foletë e krimit, kur te aferm te tij janë akuzuar për vepra penale.
“Rama i shpjegon Rrajes se si do luftoje krimin!!! Do te ishte nje “Stand up comedy” ne se ai qe po jep “shfaqje” prej oresh , nuk do te ishte ne karrigen e kryeministrit te vendit te cilin ai dhe askush tjeter e ka kthyer ne parajsen e krimineleve dhe oligarkeve.
Ne fakt edhe sot komentet jane te teperta, mjafton te shohesh “auditorin”. Rama po i shjegon Rrahman Rrajes se si do te zhduke folete e krimit…nderkohe qe nipi i Rrajes akuzohet per atentat ndaj nje prokurori (te kercenuar nga Rama) dhe i biri per perdhunim”,-shkruan ish-deputeti.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/