“Po mundohet t’i hedhë shqiptarit trutë e gomarit”, ish-deputeti për monologun e...

“Po mundohet t’i hedhë shqiptarit trutë e gomarit”, ish-deputeti për monologun e Ramës: Kurë janë vetëm zgjedhjet

97
0
Shares

Teksa u duk sikur Kryeministri  Edi Rama po jepte një shfaqje me prezantimet e tij për paketën e ashtuquajtur “KCK”, ka ardhur reagimi nga fronti opozitar.

Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka është shprehur me rezerva nga transmetimi pa pushim i një monologu të stërgjatur dramatik të kryeministrit, që Rama e ka quajtur “Prezantimi i Paketës Speciale AntiKÇK.”

Noka ka reaguar në rrjetet sociale me këto fjalë: “Propogandë, mashtrim, propogandë e mërzitshme, mashtrime të neveritshme! Propogandë dhe vetëm propogandë! E shikoni se ç’po thotë me paskrupulltësi të paimagjinueshme?! Po mundohet t’i hedhë shqiptarit trutë e gomarit.

Ferrin që vet me dëshirë e me pasion prej të çmenduri e krijoi në këtë tokë, po përpiqet t’ua paraqesë shqiptarëve si parajsë. Shqipëria duhet të shpëtojë nga kjo kolerë me emrin Rilindje. Kura e vetme për të mjekuar Shqipërinë janë zgjedhjet e parakohshme”.

Kujtojmë se Paketa krijon një njesi hetimi nën Policinë e Shtetit, nën varësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, e cila do të ndahet në dy drejtori: Drejtoria e Antiterrorit dhe Drejtoria e Krimit të Organizuar.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY