Prokuroria e Krimeve të Renda vendosi të përfundojë hetimet dhe të nisë procesin gjyqësor për personat e përfshirë në një skemë kriminale të grabitjes së pronave në Lezhë.
Bëhet fjalë për dosjen 339, që ka lidhje me abuzimin e pronave në Tale, Shëngjin dhe Rana e Hedhun.
Pjesë e këtij grupi është dhe ish-deputeti i PS-së në Lezhë, Arben Ndoka dhe disa prej familjarëve të tij, që kanë shërbyer si zyrtarë në Lezhë.
Ndoka dhe të pandehurit e tjerë u paraqiten në prokurori për t’ju komunikuar akuza.
Veprat penale që akuzohen janë ‘falsifikimi i dokumenteve’, ‘falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve’, ‘shpërdorimi i tokës’, në kuadër të një grupi kriminal.
Të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare.
Mes të pandehurve janë edhe Gjevi Ndoka, Erald Osmaci, Bledar Cara, Bled Ndoka, Lule Zeneli dhe disa persona të tjerë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/