DETAJE/Pas burrit në burg dhe gruaja për mashtrim, 200 mijë € duke...

DETAJE/Pas burrit në burg dhe gruaja për mashtrim, 200 mijë € duke premtuar punë në kompani

123
0
Shares

Migena Kajolli është arrestuar nga ana e policisë së Fierit për shkak se është dënuar me vendim të formës së prerë nga ana e Gjykatës së Apelit në Vlorë me 8 vite burg, pasi u gjet fajtore për akuzën e mashtrimit.

Migena Kajolli së bashku me bashkëshortin e saj, Fisnikun, kishin nisur aktivitetin e paligjshëm të mashtrimit të personave të ndryshëm për përfitimin e parave që prej vitit 2016. Ata u premtonin qytetarëve se do punësoheshin në kompanitë private të naftës dhe i merrnin nga 2-3 mijë euro secili.

Dyshohet se në total shumë e parave të përfituara nga ana e çiftit, që u arrestua fillimisht në Maj të 2018-tës, ka qenë rreth 200 mijë euro.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasen:

Migena Kajolli, 30 vjeçe, banuese në Fier.

Ndalimi i 30-vjeçares u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin e datës 22.11.2019 e ka dënuar me 8 vite burgim, për veprat penale, “Mashtrimi” dhe “Mashtrimi në bashkëpunim me pasoja të rënda”.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme hetimore.

Mashtrimet në shuma të mëdha

Por, dy bashkëshortët nga Dërmënasi i Fierit nuk janë mjaftuar me kaq. Ata kanë nisur të mashtrojnë edhe kundrejt shumave të mëdha. Kështu, kanë arritur të bindin dy persona, motër e vëlla, se do t’I bënin kasioner në një prej kompanive private që operojnë në sektorin e naftës dhe se kështu do të kishin përfitime të mëdha.

Fillimisht ata kanë arritur të bindin motër e vëlla, F.H dhe N.H, që t’u japin 35 mijë euro dhe 8 milionë lekë të vjetra dhe më pas shumën prej 89 milionë lekëve të vjetra, me premtimin se do tu mundësonin të ishin aksioner në një kompani private nafte. Edhe me këta të dy, bashkëshortët kanë nënshkruar akte noteriale se ju detyroheshin në shumën e parave që ju kishin mar.

Nga hetimet e udhëhequra nga prokurori i çështjes Çlirim Sino, është bërë e mundur të zbulohet gjithë skema e mashtrimit dhe të provohet se dy të rinjtë kishin mashtruar persona të ndryshëm duke u mar sasi parash kundrejt premtimit për punësim në kompani private që operojnë në sektorin e naftës. Mësohet se dy të ndaluarit kanë kryer mashtrime edhe gjatë muajve shkurt dhe mars të këtij viti, kur ata ishin në hetim për shkak të denoncimeve të kryer më parë nga persona të tjerë të mashtruar.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY