Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rezoluta e PPE-së, Tabaku: Tregoi se kauzat e Partisë Demokratike janë dhe kauza për Shqipërinë Europiane

22/11/2019
Rezoluta e PPE-së, Tabaku: Tregoi se kauzat e Partisë Demokratike janë dhe kauza për Shqipërinë Europiane
Share on FacebookShare on Whatsapp

Edhe ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku ka folur plot optimizëm për rezolutën e firmosur nga Partia Popullore Europiane, e cila ikushtoi vemendje situatës së Shqipërisë në Kongresin e fundit.

Tabaku evidenton shkaqet se pse PPE me kete rezolutë do t’i japë Shqipërisë sukses. Sipas saj, Rezoluta theksoi dhe njëherë se kauzat e Partisë Demokratike janë në fakt dhe kauza për Shqiperinë Europiane.

“PPE, familja më e madhe politike në Europë miratoi një rezolutë të veçantë për Shqipërinë, ku theksoi dhe njëherë se kauzat e Partisë Demokratike janë në fakt dhe kauza për Shqiperinë Europiane. Nëse sot, Shqipëria ka mundur të korrë sukseset që gëzon, si liberalizimi i vizave, është vetëm si pasojë e qeverisjeve të përgjegjshme nga mazhorancat e djathta, pa pasur nevojën e kompromiseve mbi meritën!

Evidentimi i krizës politike si pasojë e kapjes së institucioneve nga një njeri i vetëm, drejtimi i gishtit ndaj fajtorit që vendos kandidatë me të shkuar kriminale duke thyer ligjet e mbështetur nga BE si ligji i Dekriminalizimit, seancat farsë për gjoja dënimet për politikanë që kanë shkelur ligjet, janë tregues që Bashkimi Europian e ka të qartë situatën në Shqipëri dhe nuk mund të gënjehet më.

Çdo shqiptar dhe mbi të gjitha kjo qeveri duhet ta dijë se shqetësimet e opozitës për blerjen e votave, abuzimin me pushtetin dhe me zgjedhjet, janë edhe shqetësimet e miqve tanë ndërkombëtarë. Ata kanë bërë një thirrje të qartë për këdo që mendon se do t’i hedhë hi syve BE-së dhe maxhorancës në BE me gjoja arritjet.

Natyrisht do ketë shumë prej anëtarëve të mazhorancës që gënjejnë publikisht se kushtet janë përmbushur apo do të përmbushen. Por, ato nuk duhet të harrojnë se tanimë fasada ka rënë dhe pa plotësuar këto kushte, pa larguar këdo që sot mban peng Shqipërinë, pa rezultate konkrete sot nuk ka më avancim në agendën e reformave.

Ne si opozitë jemi të angazhuar ta bëjmë procesin e integrimit agendën e ditës por gjithashtu edhe të ndjekim hapat e përcaktuar nga Bundestagu dhe më pas nga kjo rezolutë e PPE-së për të çuar përpara Shqipërinë. Ata që kanë frikë nga zbatimi i këtyrë këshillave dhe kërkesave janë njerëzit që duan pushtetin dhe karrigen e tyre më shumë se Shqipërinë dhe shqiptarët.

Çfarë është e qartë është se askush s’e ndal apo dhe pengon dot Shqipërinë për të qenë aty ku i takon jo vetëm gjeografikisht”,-shkruan Tabaku.

Tags: jorida tabakukrizappeRezolutashqiperia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.