Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Kjo është çmenduri”, Gazetari pas propozimit të Veliajt: Do e quash taksa e provincialëve apo e fshatarëve?

21/11/2019
“Kjo është çmenduri”, Gazetari pas propozimit të Veliajt: Do e quash taksa e provincialëve apo e fshatarëve?
Share on FacebookShare on Whatsapp

Teksa ka bërë bujë me deklaratën e tij, kanë vërshuar qindra komente dhe reagime duke e kritikuar keq Erion Veliajn.

Kujtojmë se Kryetari i Bashkisë së Tiranës u paraqit përpara Komisionit të Ligjeve, duke kërkuar që të taksohen qytetarët e rretheve, të cilët hyjnë në Tiranë për të marrë shërbime.

Prej kohësh, Veliaj e ka shtruar çështjen se Tirana ofron disa shërbime për ata që nuk janë banorë të saj, por merr përsipër kostot. Gazetari Klodian Tomorri thotë se ky propozim është çmenduri.

Sipas tij, taksa rrëzohet nga çdo gjykatë pasi bie ndesh me disa parime.

“I pari është parimi i mosdiskriminimit. Qytetarët janë njësoj të barabartë para ligjit. Nuk ka taksë që vendoset për disa qytetarë dhe nuk vendoset për të tjerët. Ça emri do i vendosim kësaj takse? Taksa e provincialëve apo taksa e fshatarëve? Sepse nëse kalon kjo taksë, qeveria nesër mund të vërë një taksë për barkmëdhenjte, një taksë për njerëzit e gjatë, një tjetër për njerëzit e shkurtër e kështu me radhë. Këto shembuj banalë janë për të treguar se çfarë çmendurie është ajo ide.

I dyti është parimi i përkatësisë. Tirana, Durrësi dhe çdo qytet tjetër i Shqipërisë janë pronë e shqiptarëve. Nuk janë pronë as e kryetarit të bashkisë, as e kryeministrit, cilido qoftë ai.

I treti është parimi i rezidencialitetit që mishërohet në sistemin tonë tatimor, neni 7 i ligjit për tatimin mbi të ardhurat. Taksat paguhen atje ku je rezident. Ndaj kemi marrëveshje për eliminimin e taksimit të dyfishtë edhe me të huajt ne. Me mendjen e Bashkisë së Tiranës, ne duhet të na taksonin sa herë që dalim jashtë shtetit, për pushime apo për halle. Vajte dy ditë për vizitë në Milano, paguaj taksë për pastrimin dhe gjelbërimin e Milanos.

Së fundmi, argumenti ekonomik. Edhe ky nuk qëndron. Pretendimi i Bashkisë së Tiranes se gjithë shqiptarët vijnë në Tiranë për të marrë shërbime duke shkaktuar kosto dhe duke mos paguar asgjë është i pavërtetë.

Ata qytetarë që vijnë në Tiranë, paguajnë taksë tek çdo mall apo shërbim që marrin në kryeqytet. Sepse bashkia takson çdo biznes ku ata blejnë apo marrin shërbime. Përtej kësaj, Tirana nuk u bë e mira e dheut as nga Bashkia, as nga qeveria. Është konsensusi i të gjithë shqiptarëve për ta pranuar atë si kryeqytet, që ka zhvilluar ekonomikisht Tiranën dhe që rrjedhimisht mbush arkat e bashkisë me taksa,” shkruan Tomorri.

//DRONI.al/

Tags: klodian tomorriqytetaretaksaveliaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.