Grabitje e pazakontë në Fushë-Milot, zonja e shtëpisë tregon momentin: Më thanë...

Grabitje e pazakontë në Fushë-Milot, zonja e shtëpisë tregon momentin: Më thanë jemi nga policia, nxirre djalin

136
0
Shares

Një grabitje e pazakontë ka ndodhur në Fushë-Milot, ku janë vjedhur rreth 300 mijë euro.

Në banesë  ndodhej e zonja e shtëpisë. Sipas informacioneve të para, Hajdutet i janë prezantuar të zonjës së shtëpisë si te njohur të djalit të tyre që jeton në Itali dhe më pas dy prej tyre kanë hyrë në katin e dytë duke hapur kasafortën ku ndodheshin paratë.

Pasi kanë marrë paratë dhe disa sende me vlerë ata janë larguar. Sipas zonjës së shtëpisë, ishin tre persona dhe ajo nuk i njihte, pasi ka probleme me shikimin.

“Erdhën të tre dhe më thanë ku e ke djalin. Unë po bëja një byrek. Më thanë jemi nga policia, ka dalë djali prej burgu dhe e ke fut djalin këtu, më tha mua. Ku e ke strehu me than mua. Ku ke armë thonin se ka djali armë. Se di sa lek me ka marr, se dija sa lek kanë qenë i herë. Mori goca policinë. Ata kishin qenë duke vjedh. Sharruan kasafortën. Edhe plaçket e nuses i kanë marrë.”- u shpreh e zonja e shtëpisë.

I zoti i shtëpisë, Taf Shabanit konfirmoi per mediat se vlera e lekeve është shumë e madhe dhe kanë qenë të fshehura në kasafortë.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY