“1 milion euro për një dimër pas grabitjeve të vilave”, zbulohet banda...

“1 milion euro për një dimër pas grabitjeve të vilave”, zbulohet banda e hajdutëve, 6 shqiptarë në pranga

187
0
Shares
Foto Ilustruese

Policia italiane arrestoi një grup shqiptarësh të përfshirë në vjedhjen dhe plaçkitjen e vilave në Italinë qendrore dhe veriore. Gjashtë shqiptarë përfunduan në pranga, kurse nëntë të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

HETIMET DHE AKUZAT

Hetimet kishin nisur rreth një vit më parë kur policët kishin arritur në gjurmët e disa prej shqiptarëve të arrestuar sot, por të cilët kishin arritur të shpëtonin atëherë, pasi kishin kryer një vjedhje. Hetimet pasuese, të kryera me përgjime dhe ndjekje të personave që ishin në hetim, nxorën në pah ekzistencën e një grupi të strukturuar që sipas mediave italiane ishin profesionistë të vërtetë në fushën e vjedhjeve, të cilët mburreshin se fitonin më shumë se një milion euro.

Hajdutët vepronin kryesisht gjatë orëve të mbrëmjes dhe pas mesnatës, nga Roma në qytetet e tjera të Italisë qendrore dhe veriore.

Ata shfrytëzonin momentet kur pronarët ishin në shtëpi dhe në disa raste, përveç parave dhe sendeve me vlerë, ata kanë marrë edhe çelësat e makinave të pronarëve të banesave dhe me makinat e tyre kanë ikuar dhe kanë kryer vjedhjet e tjera.

Për t’i shpëtuar policisë italiane dhe për të shmangur ndonjë dyshim, grabitësit gjithmonë merrnin një seri masash që i shtynin të pezullonin përkohësisht “aktivitetet kriminale” dhe ktheheshin në vendin e origjinës për të “qetësuar ujërat”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY