Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/Shtirej si juriste dhe merrte mijëra euro për jetë luksi, kush është 33-vjeçarja e arrestuar për mashtrim

15/11/2019
DETAJE/Shtirej si juriste dhe merrte mijëra euro për jetë luksi, kush është 33-vjeçarja e arrestuar për mashtrim
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një 33-vjeçare nga Përmeti dhe me banim në Tiranë është vënë në pranga të policisë, pasi dyshohet për veprën penale të mashtrimit me pasoja të rënda.

Sipas informacioneve, ajo i ka zhvatur 50 mije euro nje qytetari duke i pretenduar se punonte si juriste pranë Gjykatës së Lartë Tiranë dhe me njohjet që ajo kishte do të ndikonte tek trupa gjykuese për të nxjerrë nga burgu një person të dënuar tashmë me 30 vjet heqje lirie, për një vrasje në rrethana rënduese.

Sipas policisë, 33-vjeçarja ka mashtruar shtetasin B. Z., me banim në Tepelenë, duke i marrë 50 000 euro, me pretendimin se ishte juriste pranë Gjykatës së Lartë Tiranë dhe me njohjet që ajo kishte do të ndikonte pranë trupës gjykuese në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë dhe në Gjykatën e Lartë pët të nxjerrë nga burgu shtetasin A. M.

Por, kjo nuk është hera e parë që Amarilda Leka përmendet per te tilla mashtrime.Ishte viti 2015 kur e reja u vu në pranga pasi u kishte marrë lekë familjarëve të të burgosurve me premtimin se do të ndikonte tek gjyqtarët e prokurorët për lirimin e tyre.

Në mars të vitit 2017 ajo është dënuar me dy vite e gjashtë muaj burg, pasi ishte akuzuar se ka marrë 42.500 euro nga familjarët e të burgosurve, duke premtuar lirimin e tyre.

Njoftimi i policisë:

Bashkëpunimi i ngushtë mes Policisë dhe Prokurorisë çon në pranga një 33-vjeçare për “Mashtrim me pasoja të rënda”. Finalizohet operacioni policor “Bënça”, i ndjekur prej një viti me metoda proaktive. Operacioni nga Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Bënça” bëri ekzekutimin e vendimit Nr. 2541, datë 13.11.2019 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, e cila ka vendosur masën e sigurisë personale “Arrest në burg” për shtetasen: A. L., 33 vjeçe, lindur në Permet dhe banuese në Tiranë. Në ngarkim të kësaj shtetaseje, Njësia Hetimore Qëndrore përcolli në Prokurorinë e Tiranës materiale hetimore dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në bazë të materialeve të referuara regjistroi procedimin penal, për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të renda”.

Pas gati një vit hetimesh proaktive u bë i mundur dokumentimi me prova ligjore i veprimtarisë kriminale të ushtruar nga kjo shtetase. Kjo shtetase ka mashtruar shtetasin B. Z., me banim në Tepelenë, duke i marrë 50 000 euro, me pretendimin se ishte juriste pranë Gjykatës së Lartë Tiranë dhe me njohjet që ajo kishte do të ndikonte pranë trupës gjykuese në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë dhe në Gjykatën e Lartë pët të nxjerrë nga burgu shtetasin A. M., i dënuar me 30 vjet heqje lirie, për një vrasje në rrethana rënduese që kishte kryer në Memaliaj, në vitin 2015, i cili është duke vuajtur dënimin në IEVP Bënçë, në Tepelenë. Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

//DRONI.al/

Tags: AKUZATarrestjuristjaMashtrimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.