DETAJE/Shaka mes shokësh, lirohet i riu që “kërcënoi” Edi Ramën

DETAJE/Shaka mes shokësh, lirohet i riu që “kërcënoi” Edi Ramën

104
0
Shares

Andrea Kurti ishte i riu i cili u shoqërua nga forcat e Anti-terrorit, pasi i dërgoi disa SMS-së kërcënuese Kryeministrit Edi Rama.

Kurti është vënë në lojë nga disa miq të cilët mësohet se e kanë sfiduar duke i thënë se nuk mund t’i dërgonte SMS kërcënuese kreut të qeverisë. Sipas tvklan.al të njëjtët mesazhe ai ia nisi i dhe shokëve.

Pas verifikimeve i riu është lënë i lirë. Kjo nuk është hera e parë që numri “1” i qeverisë merr kërcënime. Në dhjetor të 2014-s, Policia e Tiranës vuri në pranga avokatin Bashkim Hoxha pasi i dërgoi disa mesazhe ofenduese dhe kërcënuese kreut të qeverisë. Edi Rama u kërcënua edhe kur ishte në opozitë.

Pas protestës së 21 Janarit 2011, policia arrestoi shtetasin Luan Rami. Nëpërmjet mesazheve ai kërcënoi liderin e opozitës me vdekje, pasi iu dogj makina gjatë protestës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY