FOTO/Përmbytje si asnjëherë më parë, kryebashkiaku i Venecias konfirmon viktimat: E gjitha...

FOTO/Përmbytje si asnjëherë më parë, kryebashkiaku i Venecias konfirmon viktimat: E gjitha nga ngrohja globale

278
0
Shares

Kryebashkiaku i Venecias ka zbuluar mes fotosh situatën e rende në qytetin histortik. Aai shihet teksa ecën nëpër qytetin e përmbytur një ditë pas baticës rekord, e cila arriti kulmin me 187 centimetra.

E gjithë kjo është efekti i ndryshimeve klimatike”, deklaron ai.“ Një katastrofë. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të fotografojnë dëmet e pësuara për kompensimin. Do shpallim gjendjen e krizës dhe të emergjencës”.-shprehet ai.

Venecia mund të mbetet për ditë të tëra “peng” i baticave të larta të të jashtëzakonshme, të parashikuara deri të premten. Dy persona humbën jetën në Pellestrina. Disa prej vendeve më të dëmtuara janë qendra e San Markos, një Kolegj Ndërkombëtar në San Servolo, dhe një hotel.

Venecia ka gjetur afërsisht 1 metër e 50 cm baticë, ndërsa vetë Qendra e baticave është bërë viktima e stuhisë, që ka dëmtuar linjat telefonike, dhe për këtë arsye mund të kontaktohet vetëm përmes rrjeteve sociale.

Kemi para syve një shkatërrim apokaliptik dhe total, por nuk po e ekzagjeroj me fjalët. 80% e qytetit është nën ujë, dëme të paimagjinueshme, të frikshme”. Kështu deklaroi Presidenti i Venetos i Lega-s, Luca Zaia, në një lidhje me Mattino 5.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY