Policia ka njoftuar mbi arrestimin e një personi të shpallur në kërkim në Lezhë, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbatja pa leje”.
“Në zbatimin e planit të masave për kapjen e personave në kerkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas në kërkim po levizte me mjet në aksin e vjetër Zejmen-Lezhë, Policia Rrugore e Lezhës, në bashkëpunim më shërbimet e Komisariatin të Policisë Lezhë ka mirëorganizuar punën duke bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit: A. P., 40 vjeç, banues në Kolsh, Lezhë”,-njofton policia.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim në tetor të vitit 2019, pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin M. F.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
//DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/