Policia ka ndërmarrë aksionin e radhës, ndonëse ende priten njoftimne zyrtare nga ky kontroll i beftë. Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot pranë nënstacioni elektrik në Lezhë.
Nga informacionet paraprake, bëhet me dije se policia është angazhuar për kapjen e një personi të shpallur në kërkim.
Forcat e rendit kanë rrethuar zonën në fjalë, ndërsa një banore e zonës, e cila është bërë dëshmitare e ngjarjes, e cila tregon se ka parë një person teksa vraponte, pasi po ndiqej nga policia.
“I thoshin dorëzohu këtij personi që po ndiqnin. Policia hyri në oborr. Policia gjuajti me armë, i thoshte dorëzohu”, thotë gruaja.
vijon…
//DRONI.al/





