Pamjet e fundit tregojnë se maja e Malit të Tomorrit është mbuluar nga dëbora. Kjo ka shënuar dhe ardhjen e dimrit, i cili krahasuar me vitin e kaluar erdhi rreth një muaj më vonë e për banorët e zonës kjo tregon se dimri do të fillojë më shpejtë e pritet të jetë me lagështi.

Meteorologët kanë parashikuar se 15 ditëshi i parë i muajit nëntor do të jetë i lagësht dhe me temperatura të ulëta.
Këto, në pjesën bregdetare e jugperëndim, parashikohen me intensitet të lartë me rrebeshe dhe rrufe. Në Alpe, do të nisin reshjet e dobëta të dëborës.
//DRONI.al/





