Gazetarja e Fox News: Pse nuk është në burg Edi Rama?

Gazetarja e Fox News: Pse nuk është në burg Edi Rama?

132
0
Shares

Pak kohë më parë, Gjykata e New Jersey-t në SHBA dënoi me 4 muaj burg 61-vjeçarin, William Argeros, i cili pranoi se ka kontribuuar në mënyrë të paligjshme me 80 mijë dollarë për llogari të një politikani të huaj në fushatën presidenciale amerikane të vitit 2012.

Mediat e huaja theksuan se avokati i Argeros, John Azzarello deklaroi para gjykatës se “klienti i tij po vepronte për llogari të Edi Ramës”, në atë kohë kryetar i opozitës dhe kandidat për kryeministër i Shqipërisë, i cili sipas tij dëshironte një foto me Obamën.

Lidhur me këtë çështje të shumëpërfolur, ka reaguar edhe gazetarja e njohur e Fox News, Sara A. Carter.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter, Carter thekson se Rama pagoi 80 mijë dollarë për të realizuar një foto me ish-presidentin amerikan, Barack Obama, përmes një shtetasi amerikan, i cili tashmë ndodhet në burg.

Dhe pyetja që gazetarja shtron është e drejtë: Pse Rama dhe Obama nuk janë në burg?

Ajo shkruan:

“Skandali, për të cilin demokratët nuk duan të flitet në media. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pagoi 80 mijë dollarë për të realizuar këtë foto me Barack Obamën, përmes një qytetari amerikan që tani është në burg.
Pyetje: Çfarë i ndodhi Obamës dhe Ramës? Pse ata nuk janë në burg?”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY