ARGUMENTAT/Meta kthen ligjin e shumëdiskutuar “Për Korporatën e Investimeve Shqiptare”

ARGUMENTAT/Meta kthen ligjin e shumëdiskutuar “Për Korporatën e Investimeve Shqiptare”

98
0
Shares

Presidenti Ilir Meta i kthen mbrapsht Kuvendit një tjetër ligj. Këtë herë bëhet fjalë për ligjin shumë të diskutuar për Korporatën e Investimeve Shqiptare.

Presidenca ka bërë një arsyetim të gjatë ligjor se përse ka marrë këtë vendim. Ligji u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë më 17 tetor 2019.

Sipas presidentit ligji bie në kundërshtim me parimet dhe dispozitat kushtetuese; aktet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë, cenon parimin e sigurisë juridike dhe të drejtën themelore të pronës, si dhe fryma e këtij ligji është në kundërshtim me sistemin ligjor aktual mbi të cilin zhvillohet shoqëria shqiptare.”

Ne argumentin shpjegues te kthimit per rishqyrtim te ligjit thuhet

Qëllimi i ligjit nr.71/2019 është i paqartë, subjektiv dhe nxjerrja e kësaj norme të re ligjore është e pajustifikuar objektivisht. Krijimi i një subjekti tregtar nëpërmjet një ligji të veçantë krijon premisa për cenim të “parimit të barazisë përpara ligjit”, “lirisë së veprimtarisë ekonomike dhe nismës së lirë” parime këto që gëzojnë mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta në nenet 11 dhe 18. ” 

“Presidenti i Republikës vlerëson se miratimi i ligjit nr. 71/2019 “Për Korporatën e Investimeve Shqiptare” është një nismë ligjvënëse e pajustifikuar sepse qëllimi i Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit të Shqipërisë për krijimin e Korporatës së Investimeve Shqiptare si shoqëri aksionare, mund të realizohet me normat ligjore aktuale në fuqi dhe nxjerrja e ligjit nr. 71/2019, nuk vjen as si nevojë e plotësimin të ndonjë vakumi ligjor të evidentuar, dhe as për ndreqjen e legjislacionit ekzistues.”  

Mund të arrihet në vlerësimin logjik se qëllimi real i Këshillit të Ministrave, i pranuar nga Kuvendi, në nxjerrjen e ligjit nr.71/2019, nuk ka qenë vetëm krijimi i Korporatës së Investimeve Shqiptare si shoqëri tregtare aksionare, por trajtimi i kësaj shoqërie me një legjislacion të veçantë duke i dhënë asaj një karakter dominues në treg dhe duke e veshur atë apriori me pushtet vendimmarrës të njëjtë me atë të një agjencie/institucioni publik shtetëror. 

Pikërisht kjo pozitë dominuese në treg e kësaj shoqërie tregtare, e cila sigurohet nga mbështetja e drejtpërdrejtë nga shteti përmes ligjit nr. 71/2019, dhe forcës shtrënguese të tij, bën që funksionimi i Korporatës së Investimeve Shqiptare të cenojë parimet kushtetuese të “barazisë përpara ligjit” dhe “lirisë së veprimtarisë ekonomike e nismës së lirë”. 

Nëse ky sistem ligjor i përgjithshëm cenohet dhe veprimtaria e ligjvënësit orientohet, shpesh e më shpesh, për të miratuar ligje të veçanta që rregullojnë fushën e veprimtarisë të vetëm një subjekti tregtar atëherë, roli rregullator i shtetit individualizohet nëpërmjet trajtimit preferencial dhe si rrjedhim, në mënyrë të pashmangshme, kjo do të sjellë pabarazi dhe cenim të veprimtarisë së lirë ekonomike.

Për më tepër në nenin 8 të ligjit nr. 71/2019, nuk parashikohet qartë se në cilën mënyrë Korporata do të mbështetet nga institucionet me infrastrukturë ndihmëse (rrugë, ujësjellës, kanalizime, energji elektrike apo telekomunikacion) kur këto shërbime utilitare ofrohen nga shoqëri aksionere apo ente publike që veprojnë sipas rregullave në fuqi dhe që mund të jenë pjesë e kompetencave të pushtetit vendor apo mund të kontrollohen prej tyre.”

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY