“Ia futi duart të dashurës”/Ekstradohet nga Italia i riu shqiptar që vrau...

“Ia futi duart të dashurës”/Ekstradohet nga Italia i riu shqiptar që vrau shokun e ngushtë dhe të atin e tij

125
0
Shares

Policia ka vënë në pranga 28-vjeçarin Etian Çani i cili ishte shpallur në kërkim pas denimit për vrasje.

“Kapet në Itali dhe ekstradohet drejt Shqipërisë 28-vjeçari nga Elbasani, i kërkuar për vrasje.Specialistët e Interpol Tirana bënë ekstradimin nga Milano, Itali drejt vendit tonë të shtetasit shqiptar E. C. 28 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese, në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”,-sqaron policia ditën e sotme.

NGJARJA 

Etien Cani në vitin 2012 vrau shokun e tij të ngushtë Gentian Beqirin dhe babain e tij Nezir Beqirin. Cani dhe Gentian Beqiri ishin shokë të ngushtë në kohën që ndodhi krimi i dyfishtë, dhe ngjarja e rëndë ka ndodhur në kohën kur Beqiri ishte i paralizuar dhe në arrest shtëpie, si një nga autorët e vrasjes së Sokol Çapjas.

28-vjeçari u fut në banesën e Beqirit më datë 15 gusht të vitit 2012, teksa ky i fundit flinte gjumë dhe e qëlloi me tre plumba në kokë. Më pas rrahu me sende të forta babain e tij, Nezirin i cili nuk u mbijetoi dot plagëve të marra.

Arsyeja që e ka çuar Canin të kryejë këtë vrasje mësohet të ketë fakti se Beqiri ka ngacmuar të dashurën e shokut të tij të ngushtë. Kjo gjë është zbuluar nga një mesazh që vetë vajza i ka dërguar 28-vjeçarit duke i shpjeguar se ‘Gentjan Beqiri i kishte futur duart’.

//DRONI.al//

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY