Rrefimi i tmerrshem i gruas, si u perdhunua per 2 muaj rresht...

Rrefimi i tmerrshem i gruas, si u perdhunua per 2 muaj rresht nga 64 ushtaret e Bisht Palles

372
0
Shares

Programi “Historia ime” nën drejtimin e Mirela Milorit ka përcjellë ditën e sotme një histori të dhimbshme, shumë të rëndë dhe me një kalvar të gjatë vuajtjesh të një nëne 33-vjeçare.

Në studio, nëna e dy fëmijëve ka rrëfyer se vite më parë, ajo ishte viktimë e një përdhunimi, por nuk mbaron këtu sepse dhe e bija 12-vjeçare është ngacmuar seksualisht.

Të ftuar në studio kanë qenë avokati Harbi Aliaj, avokati Ilir Korbi dhe psikologia Enkeleda Vranoci.

Ajo iku në moshë minorene nga Vlora dhe jetoi në Durrës. Dhe në vitin 2003 mbarë opinioni publik u shokua, kur 18-vjeçarja ra viktimë e një përdhunimi në bazën ushtarake të “Bisht Pallës”, nga ushtarakët e Repartit Ushtarak Durrës.

Pas kësaj ngjarjeje ajo erdhi në Tiranë dhe në vitin 2006 ajo sjell në jetë një vajzë, fryt i një bashkëjetese që më pas përfundoi. Në pamundësi për ta mbajtur foshnjen, ajo e la në një qendër rezidenciale.

Vajza në moshën 6-vjeçare shkoi në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”. Nëna arriti të merrte kujdestarinë e të bijës në vitin 2019, kur vajza mbushi 12 vjeç. Por një tjetër dramë sapo nis, sepse vajza i rrëfen nënës se e kanë përdhunuar. Ngjarja u bë mediatike dhe çështja është ende nën hetim.

E ftuar në studio për të rrëfyer gjithçka që ka ndodhur përballë moderatores Milori, gruaja ka dashur të mbetet anonime dhe ka preferuar t’i thërrasin me emrin Xhoi.

Si nisi historia jote?

Xhoi: Një nga traumat më të vështira…

E di që e ke të vështirë, por unë doja ta nisja nga fillimi. Më the që je nga Vlora, më trego pak për jetën në Vlorë?

Xhoi: Të jesh vlonjate është fat në fakt, por jo gjithmonë është kështu. Unë kam ardhur në jetë nga një familje shumë normale, një familje që kishte në brendësi dhe dhunën, edukimin dhe të gjitha. Në moshën 14-vjeçare largohem nga familja për shkak të dhunës që është ushtruar në familjen time ndaj meje dhe përfundoj viktimë trafiku.

Përfundon në Durrës?

Xhoi: Pas një perpipecie shumë të gjatë përfundoj në Durrës. Jam mashtruar për një martesë që nuk u bë kurrë.

Pra ike nga Vlora drejt Durrësit, sepse të thanë që do martoheshe, dikush të mashtroi. Sa vjeç ishe?

Xhoi: Atë vit nuk kisha bërë akoma 15.

Çfarë ndodhi në Durrës?

Xhoi: Më mashtruan për martesë dhe përfundova në repartin ushtarak..

E di që është e vështirë për ty, por sa kohë ndenje në repartin ushtarak të “Bisht Pallës”?

Xhoi: As më pak as më shumë se dy muaj…

Është ushtruar dhunë ndaj teje?

Xhoi: Po shumë.

Mund të më thuash shumë shkurt, çfarë ndodhi ato dy muaj të jetës tënde?

Xhoi: Mund të them se kam qenë e lidhur me pranga, nga mëngjesi në mëngjes, kam qenë gjatë gjithë kohës e abuzuar, haja njëherë në 3 ditë vetëm një pilaf, dhunë fizike, dhunë psikologjike, një torturë e vërtetë, një dhunë makabër.

Megjithatë ti arrin dhe çlirohesh nga kjo dhunë. Kam një shifër këtu, ti denoncon se 64 ushtarakë të repartit të Bisht Pallës kanë abuzuar me ty. Është korrekte kjo shifër?

Xhoi: Shifra është shumë korrekte. Janë 64 të akuzuar, por jo vetëm pjesëmarrës të repartit ushtarak të “Bisht Pallës”. Gjatë gjithë shfrytëzimit tim kanë qenë 64 të akuzuar dhe janë mbyllur 115 ambiente ku unë jam shfrytëzuar.

Megjithatë, vetëm 12 prej tyre përfunduan pas hekurave.

Xhoi: Në fakt vetëm 7.

Ndoshta jeta nuk të ka përballur më me ta, por nëse do të përballeshem me ata njerëz që kanë abuzuar me ty, si është ndjenja jote dua të di Xhoi?

Xhoi: Unë jam përballur me ta, kam patur kërcënime nga më të ndryshmet edhe mbas denoncimit, kam patur kërcënime deri në momentin që kam sjellë vajzën në jetë, por edhe më pas. I kam parë edhe në rrugë, por unë jam labe, jam e fortë dhe nuk më trembin më, ata nuk mund të më shqetësojnë mua, nuk më kanë bërë asnjë gjë.

Kaloi gjithë ajo periudhë, ti u ktheve në një jetë normale, re në dashuri me dikë dhe mbete shtatzënë. Si ishte njohja dhe ky moment?

Xhoi: Njohja nuk ishte e përfshirë fare nga ndjenjat, thjesht më duhej të isha me dikë dhe kaq. Pa u përfshirë nga ndjenjat, zgjodha atë që mu duk më i miri më i përshtatshmi. Pastaj erdhi në jetë mrekullia ime, që ndodhi pas 3 herë ekspertizë mjeko-ligjore që mua më kishin prerë shpresat se mund të mbetesha shtatzënë.

Çfarë ndodhi me babain e fëmijës?

Xhoi: Ahhh më braktisi që në momentin e parë që mësoi që mbeta shtatzënë.

Ti ishe e vetme, ishe në punë? Ku jetoje?

Xhoi: Isha vetëm, jetoja rrugëve, flija nga liqeni, flija ku të mundesha, nuk kisha asnjë lloj kushti mbijetese, por arrita ta sjell në jetë fëmijën tim..

Dua të momentin kur ti linde?

Xhoi: Në fakt vajza ka lindur pa jetë, ajo erdhi e vdekur në këtë botë dhe mjekët luftuat shumë që ta sjellin dhe ajo ka qarë mbas 12 orësh. Megjithatë kushtet e vështira, problemet me shëndetin më detyruan mua ta lë në një qendër rezidenciale me të drejtë takimi.

Deri në çfarë moshe qëndroi në atë qendër?

Xhoi: Ajo ka ndërruar 2 institucione deri në moshën 6-vjeçare, që kaloi në “Zyber Hallulli”.

Sa kohë qëndroi aty?

Xhoi: Deri në Janar të këtij viti.

Ti shkoje e takoje?

Xhoi: Po dhe kemi patur një marrëdhënie të shkëlqyer, deri para dy vjetësh në shtator.

Pastaj more të drejtën që ta merrje vajzën?

Xhoi: Lavdi Zotit, pas 12 vjetësh përpjekje dhe luftë me gjykatën më në fund arrita falë ndihmës së avokatit arrita të merrja fëmijën tim.

Besoj ka qenë një moment shumë i lumtur?

Xhoi: Është momenti më i lumtur, por njëkohësisht edhe më dramatiku.

Pse është dramatik?

Xhoi: Sepse nuk është aq e bukur të jetoje me vajzën. E çova në mirëbesim për një mirë rritje të sigurt dhe e mora nga andej të shkatërruar.

Çfarë do të thuash me të shkatërruar?

Xhoi: Të shkatërruar fizikisht, psikologjikisht, emocionalisht dhe në të gjitha drejtimet e mundshme.

Ti më the se shkoje e takoje vajzën deri para dy vjetësh, a ishte vajza mirë deri para dy vjetësh dhe çfarë pretendon ti se ka ndodhur?

Xhoi: Vajza ka qenë shumë mirë, ka qenë fëmijë shumë energjik, e komunikueshme, që e donte jetën, që ëndërronte, deri para dy vjetësh në shtator.

Pra deri 10 vjet vajza ka qenë mirë. Çfarë pretendon ti se ka ndodhur më pas?

Xhoi: Unë di që ajo ndryshoi në mënyrë dratike, nuk fliste më, nuk pëlqente të kishte shoqëri, u mbyll në vetvete. Unë kuptova që ajo po vuante.

Ke folur me vajzën?

Xhoi: Nuk ishte bashkëpunuese.

Nuk të ka treguar asgjë vajza pse ka ndryshuar këto dy vjet?

Xhoi: Jo, gjatë kohës që ishte në institucion dhe disa muaj pasi unë e mora.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY