“Atentati ndaj Arjan Ndoj”/Reagimi i parë i Ramës: Do t’i nxjerrim “ujë...

“Atentati ndaj Arjan Ndoj”/Reagimi i parë i Ramës: Do t’i nxjerrim “ujë të zi” gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar

97
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas 4 ditësh pas ngjarjes të atentatit ndaj prokurorit të Durrësit ku mbetën të plagosur 3 persona.

Kryeministri përshëndet aksionin e sotëm për arrestimin e Redjan Rrajës dhe mandej merr një qëndrim të hapur ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Përshëndes me respekt punën e shkëlqyer të Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjes kriminale, ku u implikua edhe prokurori i Durrësit👍Brenda muajit Ligji Special kundër personave të dënuar, akuzuar a hetuar brenda/jashtë vendit për krim të organizuar apo krime të rënda..dhe masat speciale kundër KÇK-së👊 Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar, që duan “të kapin ç’të kapin”, deri ditën kur kanë radhën e spastrimit nga Vetingu #DerinëFund ” shkruan Rama.

KB/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY