Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vendosur të nisë javën e ardhshme një tur në 12 qarqe për të komunikuar drejtpërdrejt me qytetarët.
Burime nga selia blu bejne me dije se ky tur i quajtur “Turi Kombëtar i Shpresës” do e çojë liderin e opozitës në të gjitha bashkitë e vendit.
Turi do të nisë të hënën më 4 nëntor në Elbasan, për të vazhduar të martën në Korçë, të mërkurën në Shkodër, të enjten në Vlorë, të premten në Krujë. Më pas në bashkitë e tjera.
Lideri demokrat ka vijuar këtë të shtunë me punën në selinë blu ku paraditen e sotme mësohet se ka mbledhur kolegjin e kryetarëve dhe u ka dhene porositë lidhur me vijimin e organizimit lidhur me situatat e fundit.
//DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/