Atentati ndaj prokurorit/Merret në pyetje Julian Meçe, sulmi dyshohet të jetë porositur...

Atentati ndaj prokurorit/Merret në pyetje Julian Meçe, sulmi dyshohet të jetë porositur nga persona të tretë

185
0
Shares

Prokuroria ka filluar të marrë në pyetje personat që mund të kenë dijeni për atentatin e pasdites së djeshme, ku mbetën të plagosur prokurori Ardjan Ndoja, shoferi i tij, Andi Maloku, si dhe Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si “rrumi”.

Burimet konfirmojnë se dhe Julian Meçe është marrë në pyetje nga hetuesit lidhur me atentatin e ndodhur ditën e djeshme në Shkozet.

Meçe është pyetur nga grupi hetimor, si person që mund të ketë dijeni për rrethanat e ngjarjes dhe më pas është lënë i lirë. Meçe mbeti i plagosur gjatë një atentati të ndodhur në qershor të këtij viti, bashkë me Plarent Dervishajn.

Për të identifikuar atentatorët e ngjarjes së ndodhur një ditë më parë janë marrë në pyetje prokurori Arjan Ndoja dhe i plagosuri Landi Muharremi.

Në dëshminë e tij, te cilen mediat e kanë zbardhur, Ndoj e ka mohuar te jetë ai objektiv i sulmit, duke treguar se çdogjë ndodhi shpejt dhe nuk mundi dot të shikonte autorët.

Ndërsa burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se nga veprimet e kryera deri më tani është arritur në përfundimit se atentati mund të jetë porositur nga persona të tretë.

Shqiptarja. com shkruan se nisur nga trajektorja që ka përshkuar makina  e autorëve që u gjet e braktisur në Shkafane të Ishmit është arritur në përfundimin se ata janë larguar përmes kësaj zone duke shmangur rrugën nacionale Durrës- Vorë- Fushë Krujë ku ka një përqendrim të forcave policore dhe një numër të lartë kamerash sigurie.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY