“Po bërtisja fort dhe ai iku”, Gjykata liron personin që dyshohet se...

“Po bërtisja fort dhe ai iku”, Gjykata liron personin që dyshohet se tentoi të përdhunonte studenten

123
0
Shares

Gjykata e Elbasanit ka lënë të lirë 36-vjeçarin Olsi Çanga i cili akuzohet se tentoi të përdhunonte studenten Rovena Zeka.

Gjykata nuk ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke argumentuar se ka mungesë provash.Prokuroria ka kërkuar 40 ditë burg për sqarimin e rrethanave.

Kujtojmë se studentja italo-shqiptare ka rrëfyer para mediave gjithë ngjarjen e rëndë duke denoncuar dhe veprimin e ngadaltë të policisë për ta neutralizuar ngjarjen.

“Kur po kthehesha në shpi, se e pashë që makina u largua. Dhe një nga djemtë kishte ikur nga makina, dhe unë për të mos u treguar se ku ishte shtëpi, ndërrova rrugë. Sa kalova rrugën, mbrapa pemëve më kapi nga fyti dhe më rrëzoi përtokë, më hypi sipër dhe filloi të më prekte. Fakti që kisha një ‘body’ nuk mund të ma tërheqte. Ma shkyu, kur më zbërtheu pantallonat u ndez një dritë, se po bërtisja fort dhe ai iku. Kam njoftuar ambasadën italiane dhe kjo ka ndihmuar në veprimin e policisë shqiptare”, tregonte e reja me herët.

KB/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY