Conte: Edi Rama te beje oferte te hapur per te zgjidhur krizen...

Conte: Edi Rama te beje oferte te hapur per te zgjidhur krizen politike ne Shqiperi

92
0
Shares

Kryeministri i Italisë, Giuzepe Conte kërkoi sot nga Shqipëria të zgjidhë krizën politike që vendi te shkoje përpara me reformat, duke veçuar atë zgjedhore.

Gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin, Edi Rama, Conte tha se palët duhet të ulen në dialog.

“Opozita dhe qeveria të ulen në dialog që të zgjidhin krizën. Kam inkurajuar në mënyrë të përsëritur kryeministrin Edi Rama për një ftesë të hapur me opozitën, me qëllim zhbllokimin e problematikave që prej kohësh pengojnë Shqipërinë të ecë në rrugën e reformave të nisura, në veçanti reformës zgjedhore. Dhe po i lejoj vetes si kryeministri i një vendi që ka një traditë miqësie shumë të gjatë dhe të fortë me Shqipërinë… I ripërsëris edhe një herë ftesën forcave opozitare, te ndjekin te njëjtën qasje, me shpirt konstruktiv dhe nëse më lejoni, pa kushte”, tha ai.

Duke komentuar vendimin e Bashkimit Evropian për të mos hapur negociatat, kreu i qeverisë së Italisë e konsideroi një gabim historik.

“Mos hapja e negociatave është një gabim historik. Perspektiva e Ballkanit është në Bashkimin Evropian”, tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY