Ish- Kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetin social një foto-montazh ku duken kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Presidentët Thaçi e Vuçi si dhe gazetari Baton Haxhiu.
Në foto, të kartërt personat në fjalë kanë veshur të njëjtat këpucë. Berisha e ka postuar foton në rrjetin social si një ironi ndaj deklarimeve të fundit të Ramës, i cili shpesh është akuzuar si bashkëpunëtor me Vuçiç e Thaçin në shtyrjen përpara të idesë për shkëmbimin e territorit. Vetëm pak ditë më parë, Rama do të shprehej se jo vetëm që ka qenë kundër, porse do të kallëzonte penalisht dhe kryeministrin në detyrë të Kosovës Ramush Haradinaj, i cili është shprehur gjithashtu disa herë se Rama ka qenë pro idesë së shkëmbimit të territoreve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/