“Kacifas”/Dule nga Bularati bën thirrje: Kujt i intereson që ngjarja të mos...

“Kacifas”/Dule nga Bularati bën thirrje: Kujt i intereson që ngjarja të mos zbardhet?

119
0
Shares

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, mori pjesë sot në ceremoninë e 1-vjetorit të vdekjes së Konstandinos Kacifas.

Dule tha për mediat pas meshës dhe homazheve në varrin e Kacifas, se ka klimë pasigurie në minoritetin grek, ndërsa tha se e vërteta duhet të dalë për familjen dhe komunitetin.

“Ka klimë pasigurie në minoritet. S’kemi ende asnjë relacion për këtë ngjarje tragjike. Kujt i intereson që ngjarja të mos zbardhet? E vërteta duhet të dalë për familjen dhe komunitetin. Të insistojmë të zbardhet e vërteta”, tha Dule nga Bularati.

Mesha e sotme u shoqërua me tensione, pasi pati perplasje me banorët, të cilët nuk lejuan kalimin e mediave shqiptare duke pretenduar se nuk i donte familja e të ndjerit.

Referuar shifrave zyrtare, raportohet se në 24 orët e fundit kanë hyrë në Shqipëri rreth 1900 shtetas grekë.  8 prej të ndaluarve ishin shpallur non grata ndërsa pjesa tjetër nuk kanë justifikuar hyrjen në Shqipëri.

/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY