Gjykata Administrative e Apelit ka rrëzuar padinë e prokurorit Lulzim Alushaj, i cili u skualifikua nga gara për Kryeprokuror nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.Në këtë mënyrë zhbllokohet gara për Kryeprokuror. Lulzim Alushaj u skualifikua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, me argumentimin se nuk plotësonte kushtin që të kishte 15 vjet përvojë pune si jurist i spikatur.
Pas rrëzimit të padisë në garën për kryeprokuror të Shqipërisë me një mandat 7 vjeçar janë tre emra ndër të cilat dhe kreu aktual i akuzës Arta Marku.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë konfirmoi vijimin për procesin për Olsian Çelën, i cili është prokuror në Krimet e Rënda në Tiranë, po ashtu edhe Fatjona Memçaj, e cila aktualisht është prokurore pranë Apelit dhe Arta Markun.
Ndërkohë në reagimin e tij, Alushaj pretendon se KLP ka shkelur ligjin pasi ka mbajtur dy standarde. Sipas Alushajt KLP nuk ka respektuar ligjin për zhvillimin e garës.
“Më 17 qershor kur u mbyll gara për Prokuror të përgjithshëm, duhet të ishte skualifikuar edhe kandidati tjetër Olsian Çela i cili s’kishte kaluar vettingun”, ka thënë ai.
K.B/DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/