Mësohet se policia ka zbuluar vrasësin e 55-vjeçarin Lazër Arraj dje në fshatin Shosh të Shkodrës.
Viktima Lazër Arra u qëllua për vdekje teksa po transportonte me kuaj disa produkte ushqimore nga arat e fshatit drejt rrugës kryesore të makinave. Kanë qënë nipërinjtë e tij të cilët e kanë gjetur të shtrire ne rruge 55-vjeçarin.
Trupi i Arrajt u dërgua në morgun e Spitalit Rajonal të Shkodrës. Nga ekspertiza mjeko-ligjore ka rezultuar se është qëlluar dy herë në trup. Arma e krimit rezulton se ka qenë një kallashnikov.
“Ky shtetas ka qenë duke transportuar disa produkte ushqimore me kuaj nga ara në rrugën e makinës, produkte këto të cilat do t’i sillte më pas me makina rasti në Shkodër. Eshtë qëlluar me automatik dhe më pas autori u largua në drejtim të paditur”-thonë burimet.
K.B/DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/