Një 47-vjeçar nga Derveni i Krujës ka rënë në prangat e policisë për armëmbajtje pa leje. Sipas policisë, A.S ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov në ajër.
Kanë qenë banorët e fshatit që kanë lajmëruar Policinë. Sapo ka mbërritur furgoni i policisë, A.S ka lëshuar armën në tokë dhe ka tentuar të largohet me vrap, por është arrestuar nga policia.
Policia i sekuestroi edhe kallashnikovin me disa fishekë luftarakë.
Dosja e A.S. i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
K.B/DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/