Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Nisja e bisedimeve me kushte për Shqipërinë”, Doris Pack: Shqipëria të zbatojë kushtet e Bundestagut

21/10/2019
“Nisja e bisedimeve me kushte për Shqipërinë”, Doris Pack: Shqipëria të zbatojë kushtet e Bundestagut
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Shqipëria duhet të nisë më zbatimin e kushteve të vendosura nga Bundestagu gjerman për t’u bërë gati për hapjen e negociatave”. Me këtë qendrim Presidentja e Grave të Partisë Popullore Europiane Doris Pack inkurajoi qytetarët shqiptarë të shkojnë përpara në rrugën e integrimit europian.

Zonja Pack i bëri këto komente nga Vjena, ku u mbajt takimi “Vizioni i grave për një Evropë më të mirë”, në të cilin PD u përfaqësua nga Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi.

Doris Pack, e keqardhur për vendimin për moshapjen e negociatave, mbështeti nisjen e bisedimeve me kushte për Shqipërinë , duke e konsideruar këtë si një vendim jo për qeverinë, por për qytetarët e saj.

Zonja Pack, e cila është një njohëse shumë e mirë e situatës në Shqipëri, tha se është shumë e shqetësuar me krizën politike në vend. “Opozita i dorëzoi mandatet, pasi nuk kishte më asnjë garanci kushtetuese. Në parlament nuk respektohej e drejta e fjalës dhe mekanizmi parlamentar për kontrollin e qeverisë, ndërsa Gjykata Kushtetuese nuk ekziston. Korrupsioni i lartë dhe krimini organizuar janë probleme shqetësiese. Një ish ministër i brendshëm u dënua nga një gjykatë. Ndërkohë që në qendër të Tiranës protestohet prej shumë muajsh në mbrojtje të Teatrit Kombëtar të cilin qeveria po kërkon ta shembë për të ngritur kulla të larta vetem pë qëllime fitimi. Shqipëria duhet të nisë përmbushjen e kushteve të vendosura nga Bundestagu, përsa i përket luftës kundër korrupsionit, vënien në funksion të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, të luftojë krimin e organizuar dhe trafikun e drogës”

Duke shprehur shqetesimin për numrin e lartë të azilantëve, kryesisht të rinj që largohen në mungesë së alternativave të shkollimit dhe punësimit, Doris Pack i kërkoi Bashkimit Europian të rrisë presionin ndaj Shqipërisë. “Në këtë mënyrë qeveria do të detyrohet të plotësojë kushtet dhe të hapë perspektiva për shqiptarët në Shqipëri, duke bërë që edhe numri i azilantëve të zvogëlohet”- tha zonja Pack.

Bashkë me zëvendës Presidenten e Parlamentit Europian, Mairead McGuiness, me zëvendës Presidenten e re të Komisionit Europian, Dubravka Šuica dhe , komisionerien Mariya Gabriel, zonja Pack, i bëri thirrje Bashkimit Europian që të mbajë derën e hapur për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Nga ana e saj, Kryetarja e LDGSH, Albana Vokshi, informoi Forumin e Grave të Partisë Popullore Europiane se PD i konsideron 9 kushtet e Bundestagut si një udhërrëfyes për zgjidhjen e krizës politike, për rivendosjen e bazave të shtetit të së drejtës dhe zgjedhjeve të lira e të ndershme./DRONI.al

Tags: Albana vokshidoris packepptakimiVjene

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Rritja ekonomike është fiskale dhe jo nga prodhimi”

“Rritja ekonomike është fiskale dhe jo nga prodhimi”

27/03/2026
Grupet shqiptare të drogës kërcënim për vendin edhe përmes pastrimit të parave. Çfarë deklaroi Vanhorn

Ambasada e SHBA në Tiranë: Duam eleminim të plotë të karteleve të krimit të organizuar

27/03/2026
“Po fshihen të dhëna sensitive”,Berisha bën publike denoncimin për drejtoreshën e Tatimeve: Si po kërcënohen punonjësit

Ibrahimaj: Ekonomia u rrit me 3.8% në fund të 2025, qeveria nuk përjashton paketa mbështetëse për ushqimet

27/03/2026
Stabilizohet çmimi i naftës, deri në 2020 jo më shumë se 60 dollarë

Importuesit kundër çmimeve të Bordit: Paralajmërojnë kufizim të furnizimit me naftë

27/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Rritja ekonomike është fiskale dhe jo nga prodhimi”

“Rritja ekonomike është fiskale dhe jo nga prodhimi”

27/03/2026
Grupet shqiptare të drogës kërcënim për vendin edhe përmes pastrimit të parave. Çfarë deklaroi Vanhorn

Ambasada e SHBA në Tiranë: Duam eleminim të plotë të karteleve të krimit të organizuar

27/03/2026
“Po fshihen të dhëna sensitive”,Berisha bën publike denoncimin për drejtoreshën e Tatimeve: Si po kërcënohen punonjësit

Ibrahimaj: Ekonomia u rrit me 3.8% në fund të 2025, qeveria nuk përjashton paketa mbështetëse për ushqimet

27/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.