Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Nuk e ka fajin Europa për negociatat”, PD kërkon dorëheqjen e Ramës: Duhen zgjedhje të lira e të ndershme

19/10/2019
“Nuk e ka fajin Europa për negociatat”, PD kërkon dorëheqjen e Ramës: Duhen zgjedhje të lira e të ndershme
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në një reagim tjetër zyrtar, Partia  Demokratike thekson se nuk është faji i Europës për moshapjen e negociatave, por i Edi Ramës.

Nga selia blu, sekretari për marrëdhëniet ndërkombëtare,  Arben Kashahu, listoi Korrupsionin, manipulimin e zgjedhjeve dhe sundimin e dështuar të Edi Ramës si arsyet që po pengojnë integrimin.

PD kërkon dorëheqjen e Kryeministrtit Edi Rama ne menyre qe të çlirojë vendin nga keqqeverisja.

“Edi Rama nuk ka ndërmend të përmbushë 9 kushtet e Bundestagut, që për opozitën janë udhërrëfyesi për nxjerrjen e vendit nga kriza. Vetëm duke siguruar zgjedhje të lira e të ndershme dhe barazi para ligjit, Europa do të na pranojë në familjen e saj”, shprehet Kashahu.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETARI PËR MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE, ARBEN KASHAHU

Edi Rama vuri sërish interesin e pasurisë dhe pushtetit të tij personal përpara interesit të shqiptarëve dhe fatit europian të Shqipërisë. Ai ka vënë në levizje mekanizimin e propagandës për të fajësuar Bashkimin Europian, duke mos i njohur vetes asnjë përgjegjësi pse Shqipërisë nuk iu hapën sërish negociatat.

Faji nuk është i Europës! Pengesa kryesore për moshapjen e negociatave është Edi Rama. Ai ka 6 vjet që, me keqqeverisjen e tij, po bllokon ëndrrën e shqiptarëve për t’u bërë pjesë e familjes europiane.

Ndaj, duhet të jetë e qartë për të gjithë, nëse Shqipëria do që të bashkohet me Bashkimin Europian, kjo do të ndodhë pa Edi Ramën.

Për të mirën e vendit, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen. Nëse ai do të vendoste ineteresat e shqiptarëve para interesave të tij, Rama do të ikte, do të na çlironte nga qeverisja e tij e dështuar dhe do të na linte të ecnim drejt Bashkimit Europian.

Ndaj të mos ketë asnjë dyshim se ky vendim është një dështim personal për Edi Ramën. Nuk ka të bëjë me Shqipërinë, por ka të bëjë me Edi Ramën.

Nuk janë problemet e brendshme të Europës ato që pengojnë vendet europiane të hapin negociatat me Shqipërinë. Është korrupsioni, manipulimi i zgjedhjeve dhe sundimi i dështuar i Edi Ramës që nuk bind Bashkimin Europian.

Janë mijëra shqiptarë që kërkojnë azil në Francë, nën qeverinë e Edi Ramës, Shqipëria nuk është më i tyrja, po i një grushti oligarkësh dhe kriminelësh. Në raport me popullsinë, numri i azilkërkuesve shqiptarë gjatë qeverisë së Edi Ramës është më i larti në botë.

Krimi shqiptar është dhjetëfishuar në Hollandë, por trafikantët e drogës në Shqipëri shndërrohen në biznesmenë të fuqishëm, që pasrojnë para dhe blejnë gjithçka, drejtësinë, qeverinë, parlamentin.

Për të gjitha këto nuk e ka fajin Europa.

Ky është dështimi personal i Edi Ramës. Është ajo çfarë ka mbjellë 6 vjet në drejtimin e vendit, duke shkelur pa mëshirë interesat e shqiptarëve, duke i zbuar ata nga vendi dhe duke e bërë Shqipërinë parajsën e krimit të organizuar dhe të disa klientëve të tij, me të cilët grabit pasuritë e shqiptarëve dhe i varfëron ata.

Shumica dërrmuese e shqiptarëve e kanë kuptuar se përsa kohë Shqipëria do të drejtohet nga Edi Rama, vendi ka për të bërë vetëm hapa prapa.

Edi Rama nuk ka ndërmend të përmbushë as 9 kushtet e Bundestagut gjerman, që për opozitën janë udhërrëfyesi për nxjerrjen e vendit nga kriza.

Vetëm duke siguruar zgjedhje të lira e të ndershme, vetëm duke zbatuar standardet më elementarë për barazinë para ligjit, Shqipëria do të bëhet si Europa dhe Europa do të na pranojë në familjen e saj.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/788348534932320/?notif_id=1571488436105685&notif_t=live_video&ref=notif

K.B/DRONI.al

Tags: deklarataEdi RamanegociatatPDreagimizyrtare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.