Rama do të shtojë një ministër në kabinet, do quhet ministër shteti...

Rama do të shtojë një ministër në kabinet, do quhet ministër shteti për Kosovën

92
0
Shares

Po bëjnë politikë të brendshme me lekurën tonë, tha sot Kryeministri Rama më drejtim të tri vendeve që thanë jo për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Hapja e negociatave tha Rama nuk është anëtarësim, është një proces. Për ne integrimi është një gjë e rëndësishme për të punët tona këtu.

Në vijim Rama u përgjigj edhe në një pyetje në lidhje me takimin e pritshëm me Albin Kurtin. Ai tha se kam disa propozime të reja që do i bëj atij, ndërkohë që një prej tyre është vendosja e një ministri shteti nga secila qeveri për marrëdhëniet mes dy vendeve. Shpresoj që ai shumë shpejt të kalojë nga poezia e opozitës në prozën e qeverisë.

Kreu I qeverisë shqiptare tha sot se nuk ka ndërmend të bëjë një moscion besimi të qeverisë së tij në Parlament. “Mund ta bëj para parlamentit francez, por për këtë tonin, jo”, tha Rama.

Kryeministri Rama tha sot në një konferencë shtypi se Franca e pengoi hapjen e negociatave dhe problem nuk është Shqipëria.

Ai u nda kështu nga sjellja e homologut maqedonas Zoran Zaev që dha dorëheqjen.

Sipas Ramës asnjë nga vendet që është Brenda BE  nuk mund të hapë në këtë moment negocitatat nëse do të ishte jashtë. Macron po kërkon ndryhsimin e këtij procesi për ta bërë më efektiv, thotë ai.

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për shtyp ku deklaroi se Shqipëria ka bërë maksimumin por arsyeja e përgjigjes negative ishin arsye të brendshme të vendeve anëtare.

Ai tha se Franca ka kërkuar reformim të brendshëm të BE si dhe të vetë procesit të anëtarësimit të vendeve aspirantë.

“Tanimë e ka thënë jo vetëm me shkrim KE po e keni dëgjuar vetë, të thuhet nga një pjesë e madhe e kryeministrave dhe kancelaria e Gjermanisë, nga ana tjetër dua t’ju them se kam marrë një numër të madh mesazhesh nga një pjesë e kryeministrave të pranishëm ne takim, kemi qenë në kontakt dhe dje dhe mbrëmë.

Kam komunikuar edhe me presidentit e Francës, dhe nëse duam të shikojmë drejt në sy të vërtetën, është ajo që kam thënë më parë, duke e parë nga të gjitha kontaktet, se procesi po shkonte drejt një përplasje qasjesh mes Francës dhe Gjermanisë dhe një pjesë të konsiderueshme të frontit që ishte për një “PO” të qartë, ndërkohë që Gjermania bëri një lëvizje për të pasur një qasje kompromisi duke i vënë një POR PO-së, dhe nuk ka pasur asnjë hapje nga ana e tij, për të gjitha ato që i dëgjuat vetë, dhe në konferencën e shtypit i tha ndoshta më shkoqur se herët e tjera, unë i kam dëgjuar edhe më shkoqur se aq, Franca nuk  pranon të shkohet me të njëjtin proces, duan reformim të brendshëm të BE dhe të procesit të integrimit, deri në pikën të arrihet në një tjetër objektiv”, u shpreh kreu i qeverisë.

Rama tha se nuk duhet të bëjmë gabimin që të mos kemi një mendim të njëjtë se ‘jo’ erdhi nga një problem I brendshëm I BE, ndërkohë që ata e kanë tashmë një mendim dhe përfundim të tillë. Ai tha se nuk ka asgjë të shkruar në lidhje me vendimin, pasi kjo është thjesht përplasje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY