“Gjinushi në krye të Akadamisë së Shkencave”, PD e vendosur: Do ta...

“Gjinushi në krye të Akadamisë së Shkencave”, PD e vendosur: Do ta ankimojmë në Kushtetuese emërimin

84
0
Shares

Partia Demokratike ka rikthyer në vëmendje Akademinë e Shkencave, e cila për muaj me radhe ishte epiqendra e diskutimeve dhe debateve pas zgjedhjeve dhe emërimit në krye të saj të Skender Gjinushit.

Asokohe, akademiku Artan Fuga kundërshtoi fort këto zgjedhje, ndërsa lindi dhe debati tjeter mbi reformimin e Akademisë me një projektligj, qe sipas Fugës nuk ishte i duhuri.

Nga selia blu, Luçiano Boçi është shprehur se Edi Rama, pasi i imponoi Akademisë së Shkencave një ligj krejtësisht sovjetik e antikushtetues, sot vuri në krye Akademisë ministrin e fundit të diktaturës komuniste.

Ish-deputeti kujtoi që Gjinushi është rrëzuar me dekret nga Presidenti, por sipas tij, Edi Rama, në vend që të ikë bashkë me të, po e kthen Akademinë e Shkencave në një organizatë tjetër politike.

“Emërimin e turpshëm e të paligjshëm të ushtarit të Ramës dhe Tom Doshit në Akademinë e Shkencave, ne do ta ankimojmë në Kushtetuese, sapo kjo gjykatë të jetë funksionale“,-u shpreh Boçi.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, LUÇIANO BOÇI

Edi Rama vazhdon të uzurpojë e të pushtojë institucionet e pavarura kushtetuese me kamikazët e tij politikë, duke ricikluar figura si Skënder Gjoinushi, që i shërbyen regjimin komunist edhe gjatë rënies së tij.

Pasi i imponoi Akademisë së Shkencave një ligj krejtësisht sovjetik dhe antikushtetues, ai sot vuri në krye Akademisë ministrin e fundit të diktaturës komuniste, duke shkelur plotësisht Kushtetutën dhe Ligjin për Akademinë e Shkencave.

Emërimi me dhunë i Skënder Gjinushit është realizuar sot nën presion politik. Ai është një regres shkencor, moral dhe politik, një uzurpim në grup i një posti publik.

Skënder Gjinushi është rrëzuar me dekret nga Presidenti i Republikës, por Edi Rama, në vend që të ikë bashkë me të, për dështimin e tij personal me negociatat, kthen Akademinë e Shkencave në një organizatë tjetër politike.

Në krye të Akademisë së Shkencave nuk mund të emërohet një person me angazhim të qartë politik, një person pa asnjë kontribut shkencor, një person i cili, përveç mendësisë komuniste, nënshtrimit ndaj Edi Ramës dhe Tom Doshit, nuk nuk mund prodhojë asgjë shkencore e bashkëkohore.

Kryesia e Akademisë ka bashkëpunuar dhe pranuar të përdoret për të kryer këtë emërim tërësisht antiligjor, duke marrë mbi vete të gjitha përgjegjësite ligjore dhe morale përpara opinionit shoqëror dhe kombit.

Për të zbatuar porosinë politike të Edi Ramës, kryesia emëroi Gjinushin duke i dhënë fuqi prapavepruese ligjit të ri të Akademisë së Shkencave për një proces të përfunduar me ligjin e vjetër.

Emërimi i paligjshëm i Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave shkallmon shtetin ligjor pikërisht atje ku duhej të ishte shtëpia e së drejtës, shtëpia e dijes dhe e elitës së kombit.

Partia Demokratike kundërshton me forcë këtë uzurpim të Akademisë së Shkencave nga Edi Rama dhe Skënder Gjinushi, si dhe dënojmë çdo ndërhyrje politike në Akademi.

Emërimin e turpshëm dhe të paligjshëm të ushtarit të Edi Ramës dhe Tom Doshit në Akademinë e Shkencave, ne do ta ankimojmë në Gjykatën Kushtetuese, sapo kjo gjykatë të jetë funksionale.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY