Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KOMENT/Kur megallomanët dhe injorantët të prishin gjumin dhe ca ide si mund të ndryshojë situata

18/10/2019
KOMENT/Kur megallomanët dhe injorantët të prishin gjumin dhe ca ide si mund të ndryshojë situata
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Roland Bejko

Mirmengjes miq.

Kam fjetur keq sonte. Dy idiotë ma kanë prishur gjumin edhe pse nuk kam asnjë përgjegjësi personale që njëri është kryeministri i këtij vendi dhe tjetra deputete e kuvendit të elitës.
Ai i pashkolli megalloman me pelevreqet e tij na dështoi integrimin në Evropë. Ndërsa ajo analfabetja funksionale me belbëzimet e saj më bëri të ndihem i fyer dhe i turpëruar kur mendon se kush ta përfaqëson forcën politike ku ti aderon.

Problemi është se në politikën e të gjitha krahëve, në të gjitha nivelet nga poshtë deri lart ka shumë gjydyrymë të tillë. Ka shumë delirantë si kjo deputetja dhe shumë narcisistë anormalë si ai me pelevreqe e ngjyra ping. Por ka po kaq shumë edhe injorantë të pashkollë që me diploma të blera në kioskat universitare i thonë vetes “intelektualë” që mund të bëhen gjithçka, deri edhe kryetarë bashkish, prefektë, deputetë e ministra. Dhe e bukura është se mjedisi politik lokal apo qëndror i pranon, i mbështet, i inkurajon dhe nanurit në ëndrat e tyre gjëmëmëdha.

Vdes elita politike për idiotët dhe injorantët. I do shumë. I ka shpirt e xhan. Se idiotët janë të bindur, janë lëpirsa, janë bojaxhinj të mirë dhe llustraxhinj të paparë. Nuk të rrezikojnë as pozicionin. Të lajnë e të lyejnë me jargë e me fjalë përgjërimi ;”Mirmëngjes shefi im! Mirmëngjes shef i madh! Si ma bëre gjumin mbrëmë? Mos je sëmurë?! Ti shkëleqn kur flet! Aman, të të kemi mirë se pa ty na mori lumi!”

Të shpifur!

Nejse.

Injoranti është i bindur. I duhet shefit. I duhet se ai nuk e analizon fjalimin e tij ngaqë nuk e kupton. Nuk i gjykon veprimet e tij, se nuk e ka kapacitetin ta bëjë këtë. Po dhe po të mos jetë dakord me shefin, nuk e shpreh se e njeh aq veten. Së brendshmi i di limitet mendore që ka. Së jashtmi, nuk ka të tillë, pra limite. E di që mundësi tjetër për promovim e pasurim veç të pasurit mirë me shefin duke qenë qen i bindur, nuk ka.

Po dhe shefi e di se kë ka përballë. Por e pranon dhe e do shumë, se i duhet. I duhet ta përdorë. E çon ku të dojë, e trajton si të dojë.

Kurse një i ditur, është problem. Sepse i dituri mendon, analizon, gjykon, reagon, kritikon, bashkëpunon. Por të lodh. Nuk menaxhohet lehtë.

Prandaj politika dhe administrata është mbushur me analfabetë funksionalë që nuk dinë të shkruajnë e që jargëzojnë kur flasin. Paçka se kur flasin, janë të papërgjegjshëm si te Shvejku, ” Ç’më duhet mua se ç’bëj unë. Ç’më duhet mua, se ç’them unë!”
Mjafton të realizoj ambicien.

Por në rrugë e sipër këta analfabetë sofistikohen. Bëhen të “zotë”. Se si i thonë një fjale, “sa të mendohet i dituri, budallai ka shkuar e ka ardhur dhjetë herë”. Kanë nuhatje miu këta. Janë të parët që i ndiejnë lëvizjet tektonike të politikës.U zhvillohen instiktet në mënyrë të frikshme. Ua dikton nevoja për mbijetesë. Ata janë të parët që e nuhasin nga thellësia e gjirizit të tyre mendor se kur afrohet pushteti. Dhe risin itensitetin e lëpurjes te shefi i rradhës. Të parët janë që e ndiejnë edhe humbjen e pushtetit. Pra janë të parët që e braktisin shefin e rradhës dhe me vrap kthehen për tu strehuar në gjirizin e tyre nga dalin sërish kur qetësohet situata për të bërë një punë të re. Për të pështyrë atë që patën lëpirë me qejf, shefin e tyre. Shefin e madh. Shefin humbës. Që ti pëlqejnë shefit të ri. 😉 Dhe siç e shajnë ata atë, se bën dot askush më mirë. Se ata e njohin në qelizë shefin e rënë nga vakti. Ja dinë të gjitha se ishin afër tij kur e lëpinin dhe e llangosnin me jargët e tyre.

Por nejse. Secili lëviz brenda dialektikës që krijon, si shefi, si idioti si edhe injoranti dhe normali.

Prandaj elita, profesionistët, të zotët e vendit po marin valixhet. Sepse e kanë kuptuar që këtu nuk bëhet. Sistemi është hermetik dhe nuk çahet. Është bunker. Është monopol. Ajo që i thotë vetes elitë vendimarrëse në politikë, në shtet apo në biznes, nuk ka nevojë për ta. Ndihet mirë në moçalin që ka krijuar e rrethuar nga idiotët dhe analfabetët e përzgjedhur për ti pasur shërbëtorë prej vet asaj.

Po meqë jemi në politikë në rastin konkret, a mos e ka fajin sistemi elektoral proporcional me lista të mbyllura që po gjejnë teren këta analfabetë?!

Edhe Po, edhe Jo, pra PJO! Por më shumë është faji i kryetarëve që i përzgjedhin dhe jo i sistemit. Çdo sistem zgjedhor ka pikat e forta dhe pikat e dobëta. Këta tanët janë në gjendje ta degjenerojnë çdo sistem.
Më kujtohet debati në kryesinë e PDSH -së në 2003 kur diskutuam mbi dëmet e sistemit mazhoritar dhe vendosëm për të dalë prej tij për tu hequr mundësinë të fortëve të zonave, injorantëve dhe kriminelëve, trafikantëve a biznesmenëve të paditur që me ballafaqimin direkt me votuesin me këtë sistem kishin mundësi ti blinin votat apo të intimidonin votuesin e pambrojtur. Dhe për ta korrigjuar këtë handikap, ju dha mundësia kryetarëve dhe forumeve të larta të partive që të përzgjidhnin me qetësi kandidatët, elitën lokale dhe nacinale, intelektualët, teknokratët, profesionistët, më të mirët dhe më të aftët kudo, në të gjitha nivelet nga këshillat e komunave, bashkive, qarqeve deri te parlamenti. Nga kryetarët e komunave e deri në nivel deputetësh e ministrash.

Por ç’ndodhi.

Këta të ndriturit kryetarë të të gjitha partive që i dinë të gjitha, i eleminuan forumet e partive si filtra, eleminuan votën, eleminuan vullnetin e zgjedhësve dhe i morën përsipër ti bënin të gjitha vetë për të keqen e demokracisë, zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë.

Rezultati?

Dihet tashmë. Ndaj jemi këtu ku jemi. Njëri kryetar, krahas një pakice me vlera e mbushi parlamentin qëndror, parlamentet lokale dhe administratën me delenkuentët e kriminelët më të rrezikshëm që pati vendi. Dhe të tjerët kryetarë partish, krahas po një pakice me vlera e mbushën atë me të pashkollë, intrigantë, njerëz të rëndomtë, të paditur, megallomanë, të neveritshëm.

U vunë në garë kush e kush më shumë tua shpifte shqiptarëve ushqimin publik.

I bënë shqiptarët për të vjellë me gjellën që ju servirën në të tre vaktet nëpër televizione me turlilloj injorantësh, hajdutësh e maskarenjsh që shfaqen si të ditur e na shesin mend.

Prandaj qytetarët kanë neveri për politikën dhe politikanët shqiptarë. Prandaj veç militantëve, ata ndihen të papërfaqësuar, ndihen të ndarë, ndihen të largët prej saj.

A ka zgjidhje situata?

Patjetër që po.

Por kjo zgjidhje duhet të fillojë me një Mea Kulpa, me një ndjesë të sinqertë të kryetarëve të partive.

Pik së pari, ata duhet të hapin sistemin e përzgjedhjes duke futur garën midis më të mirëve në çdo fushë. Merita, aftësia dhe profesionalizmi duhet të prevalojë kudo dhe mbi çdo gjë. Si filtra duhet të shërbejnë forumet në parti dhe institucionet në shtet, jo vullnetet peresonale dhe lidhjet nepotike.

Së dyti.
Partitë duhet të ndahen nga shteti. Ti jepet fund sistemit partitokrat 30 vjeçar.

Së treti.

Të ndryshojë urgjentisht sistemi zgjedhor. Të kalohet në sistemin me lista të hapura ose mazhoritar, ku si filtra për plotësimin e kritereve të kandidatëve të shërbejë vota e lirë brenda forumeve.

Së katërti.

Të demokratizohen partitë . Të instalohet mekanizmi i qarkullimit të elitave pas çdo mandati në bazë të meritës dhe suksesit. Të futet gara si stimul karriere.Partitë të bëjnë politikë jo estradë për të kënaqur spektatorin me batuta.

Së pesti.

Të përmirësohet ligji për dekrimnalizimin dhe krahas tij është detyrë e opozitës të projektojë dhe dy ligje të tjera fondamentale për Shqipërinë: Ligjin për dekomunistizimin dhe ligjin për deanalfabetizimin e partive dhe institucioneve shtetërore në të gjitha nivelet për tu ndarë përfundimisht nga ramizizmi si praktikë dhe filozofi sunduese 30 vjeçare që e mban peng zhvillimin në një agoni drithëruese. (E quajmë treanzicion këtë, që të na shijojë ëmbël).

Këto janë disa prej mësimeve që na vijnë prej rastit të djeshëm të kryeministrit ping me pelevreqe dhe deputetes analfabete që guxoi të shkëlqente me paditurinë e saj duke na ndihmuar që të na bëjë të ndihemi me turp për indiferencën tonë kur shikojmë e nuk reagojmë në kohë për ta ndalur sadopak rënimin moral, etik, estetik por mbi të gjitha ligjor që po i ndodh demokracisë dhe shtetit shqiptar.

Gjithsesi, dy punë të mira ata të dy i bënë dje, njëri nga korridoret e kancelarive evropiane, dhe tjetra nga foltorja e parlamentit. Dhe për këtë duhen falenderuar;

Puna e parë e mirë ishte se rasti i saj nxori edhe njëherë në pah lakuriqësinë e sistemit të mbyllur nepotik dhe klanor që duhet shembur sa më parë.

Puna e dytë e mirë ishte se na kthjelluan dhe na kujtuan të dy se Evropa nuk të pranon me idiotë që shiten si të allasojtë dhe as me analfabetë që kanë marë përsipër të bëjnë ligje dhe qeverim.

Në fakt dje ka qenë ditë e keqe për të gjithë ne. Nuk e di nëse pas gjithë kësaj u ndie dikush i turpëruar dhe përgjegjës për çka ndodhi, apo jo?
Nëse po, lajam i mirë. Ka shpresë!

Nëse jo. Lajm i keq. Më shumë shqiptarë të mirë do ikin në azil. Më shumë injorantë e të pashkollë do na sundojnë e drejtojnë.
Dhe ne që do zgjedhim të rimë këtu, do na duhet shumë më shumë punë akoma që ta ndalim sadopak këtë rënim të frikshëm.

Tung të gjithëve, si idiotëve dhe atyre që vdesin për ta !

Tags: komentroland bejkoshqiperiasituata

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.