VIDEO/Rrëzohet nga skena kur mëson sëmundjen e të atit, këngëtarja tregon momentet...

VIDEO/Rrëzohet nga skena kur mëson sëmundjen e të atit, këngëtarja tregon momentet e dhimbshme

145
0
Shares

Kënga e re që riktheu dhe Flori Mumajesin, “Jetën tënde”, e kënduar nga Shkurte Gashi dhe Bruno do të kishte ardhur më herët, por ishte një problem i kengetares Gashi që e shtyu projektin.

Në një intervistë për “Prive”, Shkurte tregoi momentin kur mësoi se babai i saj ishte diagnostikuar me kancer dhe ajo e kishte shtyrë projektin derisa babai i saj ishte bërë më mirë.

Isha e shokuar atë ditë. Në atë mërzi, unë shkova në Tiranë për këngën e re dhe kam qarë duke ditur sëmundjen e babait tim. Deshi Zoti ia doli. Kjo është edhe arsyeja pse e vonova projektin. Unë doja t’i ndërpreja të gjitha aktivitetet e mia në koncerte. Në një mbrëmje kam qenë duke u rrëzuar prej emocioneve. Mendoja se nuk mund t’i kënaqja fansat nga mërzia e madhe që kisha. Kur përfundova pjesën time të këndimit, fansat më kthyen tre herë në skenë. Ishte shenjë prej Zotit që të bëhem e fortë dhe të vazhdoj”, tregoi Shkurte.

*Momentin kur flet për babain e gjeni tek minuta e 3

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY