FOTO/PD denoncon të dhënat e fundit nga KLSH: Qeveria gënjeu dhe fshehu...

FOTO/PD denoncon të dhënat e fundit nga KLSH: Qeveria gënjeu dhe fshehu 610 milionë Euro borxh

92
0
Shares

Nga selia blu, Jorida Tabaku, u ndal tek raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, e cila sipas saj evidentoi qartë se janë fshehur 610 milionë Euro borxh.

Sipas Tabakut, qeveria ka gënjyer dhe manipuluar të dhënat e buxhetit të shtetit, duke fshehur 610 milionë Euro borxh. Borxhi publik bashkë me koncesionet shkon në 81%.

Ish-deputetja i përmend një më një të gjitha borxhet që i janë fshehur shqiptarëve, duke filluar me: Detyrimet për investime, vendime gjygjësore etj janë rreth 173 milionë euro;Detyrimet për rimbursimin e TVSH janë rreth 169 milionë euro;Borxhe për tatim ftim ndaj biznesit 124 milionë euro;Detyrime gjygjësore në avokaturën e shtetit, po ashtu 124 milionë euro;Dhe Detyrime gjygjësore ndërkombëtare 26 milionë euro.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, JORIDA TABAKU

Edi Rama është kampion i vjedhjes së qytetarëve shqiptarë dhe rritjes së borxhit që secili prej nesh duhet të paguajë për vjedhjet e tij.

Raporti i Kontrolli të Lartë të Shtetit tregon se qeveria ka gënjyer dhe manipuluar të dhënat e buxhetit të shtetit, duke fshehur 610 milionë Euro borxh! Kjo do të thotë se çdo shqiptari do t’i duhet të paguajë 200 euro shtesë vetëm prej borxhit të fshehur të Edi Ramës.

Fshehja e shifrës së borxhit është tregues jo vetëm i paaftësisë dhe pazotësisë, por kjo fshehje dëshmon manipulimin dhe kriminalizimin e qeverisë deri në pikën që shkatërron tërësisht të dhënat dhe besueshmërinë e publikut.

Qeveria ka vazhduar të gënjejë shqiptarët dhe institucionet ndërkombëtare duke pohuar se kanë ulur borxhin publik, në 67.2%.

E vërteta është se borxhi publik është 71.6% dhe ky sërish nuk është borxhi real përfundimtar, pasi aty nuk është përfshirë borxhi 2,2 miliardë euro nga PPP-të korruptive. Nëse do të llogariteshin në mënyrën e duhur dhe sipas standarteve të kërkuara nga FMN dhe Banka Botërore, atëherë vlera reale e Borxhit Publik do të ishte 81%.

Por cilat janë borxhet që i janë fshehur shqiptarëve?

Detyrimet për investime, vendime gjygjësore etj janë rreth 173 milionë euro.

Detyrimet për rimbursimin e TVSH janë rreth 169 milionë euro.

Borxhe për tatim ftim ndaj biznesit 124 milionë euro.

Detyrime gjygjësore në avokaturën e shtetit, po ashtu 124 milionë euro.

Dhe Detyrime gjygjësore ndërkombëtare 26 milionë euro.

Totali i borxhit të paraportuar, të fshehur nga qeveria e Edi Ramës vetëm gjatë vitit të kaluar, është 600 milionë euro).

Ky manipulim i të dhënave, kjo fshehje e borxhit real dhe detyrimeve është një vepër e rëndë pasi e ka vendosur buxhetin në një rrezik të paprecedentë.

Arkitekti i kësaj skeme mafioze dhe kriminale, kryeministri që projekton ndarjen e pronave dhe parave të shqiptarëve si të jenë feudi i tij personal ka shkatërruar çdo institucion dhe ka përçudnuar kushtetutën e vendit.

Lufta jonë do të jetë për një Shqipëri më miqësore ndaj biznesit, duke zhbërë sistemin e Edi Ramës nga i cili fitojnë vetëm oligarkët e tij dhe klientët e familjes së tij, që kanë shtypur biznesin me monopolet dhe mungesën e konkurencës së ndershme!

Ne besojmë se zotësia në një treg të lire, mundësitë e barabarta për të gjithë dhe jo miqësia me kryeministrin dhe qeveritarët e tjerë është rruga e ndershme për t’u pasuruar dhe për të krijuar mirëqenie.

Ligjet preferenciale, arnimet e herepashershme te buxhetit, informaliteti i lartë, manipulim të shifrave të buxhetit, mashtrim të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare kanë bërë sot që të mos kemi praktikisht fare shërbime publike, investime në infrastrukturë.

Shqiptarët janë më të varfër, më të taksuar, më të pashpresë dhe përherë e më shumë nën darën e një borxhi që nuk prodhon asgjë veç gënjeshtrës së madhe dhe korrupsionit. Shqipëria ka nevojë për ndryshim!

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY