Emisioni “Stop” në Tv Klan denoncon si organizohet prostitucioni në Korçë.
Një person i infiltruar i emisionit udhëtoi drejt Korçës ku kishte lënë takim me të ashtuquajturin Laci, i cili rezulton se është një tutor. Takimi me të u organizua në lagjen “1 Maji” pas Medresesë.
Sapo i infiltruari i emisionit “Stop” takohet me Lacin, ky i fundit e pyet nëse është polic.
Tutori 1: Ça bën?
Qytetari 1: Si jeni?
Qytetari 2: Ç’kemi byrazer?
Tutori 1: Ç’kemi? Si dukesh?
Qytetari 2: Hajt mo, mirë, mirë! Si ia kalon ti?
Qytetari 1: Si je ti?
Tutori 1: Mirë, mirë! Hë, fol e qesh!
Qytetari 1: Tani na gjeni nai goc, se kemi ardh gjithë atë rrugë.
Qytetari 2: Se më ka ardh nipçja nga Saranda.
Tutori 1: Po tashi, kush ta ka dhënë numrin ty?
Qytetari 2: Po ça ma kanë dhënë mua?! Shokët e mi, o burrë i dheut.
Tutori 1: Tashi të ndihmonim njëherë, tashi mos jeni gjë polici ore, se s’dihet, si është puna?!…
Qytetari 2: Po jo, jo ore, se s’jemi nga ata ne, ooouu…
Tutori 1: Se unë s’u njof dhe nuk po orientohem.
Qytetari 2: Po nuk jemi nga ata ne.
Tutori 1: Çfarë deshe ti?
Qytetari 1: Dua nai goc hë burrë, të kaloj nai dy orë, tre orë, për qejf tim dhe kaq hë burrë, është shumë e thjeshtë.
Pas takimit të shkurtër, ulen në lokal. Tutori Laci i ndërmjetëson takimin me tutorin tjetër, Marion, me të cilin bisedojnë për një takim tjetër me një vajzë.
Qytetari 1: Hej! Unë dua noi goc të njomë, noi kshu për qejfin tonë, të kalojmë bukur!
Tutori 1: Po ja t’i themi ktij çunit, se ky ka nja një 18-vjeçe, prit t’i them! Po hajde o, ktu!
Qytetari 1: Edhe më e vogël, po të jetë…
Tutori 1: Uuu si është ajo…!
Tutori 1: Marioooo, ore Mario, hajde o ktu, hajde mo ktu!
Tutori 1: Ja ky është si vllai tim, një shoku tem.
Tutori 2: Ça bëre?
Qytetari 1: Si ia kalon ti? Mirë?
Tutori 1: Ulu Mario!
Qytetari 2: Si ia kalon ti? Mirë? Hallet? Punët?
Tutori 2: Mirë, mirë!
Qytetari 2: Vetëm mos na gjej noi gjyshe, na gjej nai vajzë të re të njomë!
Tutori 2: Po re, të njomë kemi për momentin.
Qytetari 2: Po pra!
Tutori 1: Ça ke pirë, që i ke sy të kuq? Je…?
Tutori 2: Ju sot, ku rrini?
Qytetari 2: Ktu!
Qytetari 1: Ktu bre, jemi në Korçë!
Qytetari 2: Numrin e telefonit e ka ky dhe flasim!
Tutori 1: Me 203!
Qytetari 1: Dalim n’darkë!
Tutori 2: Nga ora? Sa është ora?
Tutori 1: Ja shikoje! Jepi numrin!
Tutori 2: Jo mo, se e kam numrin. Që ti bëjmë gjërat e pjekura, ora 1 e gjysëm, nga ora…,t’i kemi mbyll të tëra! Të vini ktu në shpin e ktij, ta gjeni në shtëpinë e ktij, nga ora 5. Në 5 aty takohemi!
Qytetari 1: Ne në 5 do vijmë!
Më pas, personi i infiltruar i emisionit “Stop” së bashku me dy tutorët Laci dhe Mario takohen në një lokal në Boboshticë me një vajzë 21-vjeçare që ushtron prostitucion. Me të bëjnë pazaret në këmbim të favore seksuale.
Prostituta i thotë se fillimisht e ka ushtruar profesionin jashtë Shqipërisë, ndërsa shprehet se tani punon për “pasion” pasi ka siguruar të ardhura të mjaftueshme. Lokali në Boboshticë, në katin e parë shërben për t’u organizuar takimet me prostitutat dhe në katin e dytë ka dhoma hoteli. Si për ironi të fatit, ky lokal quhet “Shën Maria”.
Qytetari: Si jeni?
Prostituta: Si jeni?
Qytetari: Mirë ti?
Prostituta: Ti sikur s’e di ti, sa vejmë ktu neve…
Qytetari: Ta dimë, se s’e dimë.
Prostituta: Është 50 mijë lekë, në dhomë të njëjtë paguajmë.
Qytetari: Për sa?
Prtostituta: Për një herë brenda 20 minutave!
Qytetari: Për një herë brenda 20 minutave?
Prostituta: Në qoftë se ti reziston, brenda 20 minutave…
Qytetari: Hë nuk rri 1 orë, ose 2 orë, ose kshu..?
Prostituta: Jo, ashtu, jo!
Qytetari: Hm…Sa vjeçe ishe ti? Sa vjeçe ishe ti? Më fal, që po të pyes!
Prostituta: 21!
Qytetari: Mos ma merr për ters, që po i thashë..!
Prostituta: Mos e vri mëndjen!
Qytetari: Të tjera gjëra?
Prostituta: Mos e vri hiç, unë një jam, vijnë s’vijnë unë një,njësoj i respektoj.
Prostituta: Të zë përshëmbull s’erdhi ky me mua dhe unë duhet t’i rri ktij tërë inat ose, ose s’e respektoj, ose…
Qytetari: Po ajo është me mirëkuptim.
Prostituta: Të them: nuk bëhet, të iki, të çohem nga tavolina, nuk…
Prostituta: Ashtu s’e vras mëndjen unë, kam punuar, i kam vënë gjërat time në vijë. Tashi jam për sport…(qesh)
Prostituta: Kam punuar po jo ktu, që t’i vëj gjërat në vijë. Punova jashtë ca kohë, i vura në vijë.
Qytetari: Po pse s’ikën prapë jashtë, apo?
Prostituta: Ujku qimen e ndërron, zakonin s’e harron.
Qytetari: Pse s’ikën prapë jashtë?
Prostituta: Sado të kesh, dua të punoj më shumë, sikur mos t’i kisha ato, që kam…
Qytetari (personi i infiltruar) bisedon me tutorët për “pazarin” me vajzat. Ata i tregojnë me fotografi një vajzë të mitur 16 vjeç që prostituon, për të cilën i premtojnë se do t’i mundësojnë takim. Tutorët thonë se pagesa është 50 mijë Lekë të vjetra, 15 mijë për hotelin dhe 35 mijë për vajzën.
Tutori 2: Ti, deri në sa e ke mëndjen o vlla?
Qytetari: Ore, po noi 2-orëshe, ore i jap 50 mijë lekë, ose më shumë, 70 mijë lekë, apo ku di gjë unë, po problemi është të rrijë dy orë, o vlla!
Tutori 1: Po, o vlla, po!
Tutori 2: Ja kjo është, që po themi neve!
Qytetari: Eh, pra kjo është e vogël, ia vlen!
Tutori 2: Kjo është e vogël!
Tutori 1: Epo kjo është, ktë tashi po kërkoj unë, që ta gjej!
Qytetari: Po pse nuk i shkuani?
Tutori 1: I kemi shkruajtur po s’është në linjë. I shkruajtëm qëparë dhe më shkruajti në orën 4, vajtëm në orën 4 kishte dalë, kishte lëvizur. Tha jam, vajti aty ku vajti…
Qytetari: Hajde vemi edhe njëherë hë burrë, mos e gjejmë!
Tutori 1: Vemi në shpi!
Tutori 1: Kjo është bre lalkë, kjo është!
Qytetari: E re mirë, në rregull!
Tutori 1: Kjo ktej!
Tutori 2: Është super p…
Tutori 1: Kjo është p….. e mirë lali, me gjokse, me syçka të bukura.., shumë p…
Qytetari: Sa merr ajo? 50 mijë lekë merr?
Tutori 2: Atë muhabetin bëje vet ti vlla! Shiko ç’syçka ka kjo?! Kjo është kukull!
Qytetari: Katin e dytë e ka vetëm hotel kshu?
Tutori 1: Hotel e ka!
Qytetari: E ka nanjë çikë të mirë brenda, apo?
Tutori 1: Të mirë e ka!
Tutori 2: Luks e ka, luks!
Qytetari: E ka luks?
Tutori 1: 15 mijë për një q…, ia merr ay ktyre…
Qytetari: Sa?
Tutori 1: 50 mijë i jep ti, 15 t’i merr ay vetë, që të çon lart (te dhoma)
Tutori 2: 35 merr femra!
Qytetari: 35 merr hë?
Tutori 2: 15 i do hoteli!
Tutori 1: Se ka ca brimka, që ia di unë..,kupton o vlla, që s’ka, ku të iki!
Qytetari: Vetëm të mbaroj!
Tutori 1: E ke parasysh ti, se mua, ka ndenjur me mua, rri ajo. Më kupton apo jo? Po ja unë e kam lëshuar atë pas geinave kshu, se ktu e mbanja në hotel vlla dhe e merrja unë, punoja kamarier unë ktu.
Qytetari: Ti s’merrje përqindje, apo jo?
Tutori 1: Po ç’i merrja asaj? Po unë merrja rrogën e kamarierllëkut, gjersa punonte ajo ktu. 10 orë nga mëngjesi deri në darkë, unë punoja kamarier shërbeja kamarierin, ajo…
Qytetari: Kishte punë?
Tutori 1: Ka o, ka punë ktu. Kur janë kto festat sidomos, festë e birrës, që kemi neve në Korçë.
Qytetari: Që vijnë kshu, si turistë…
Tutori 1: Lëshohen eh.., bravo…, full, full, full, s’kishte radhë…, i sharë me robt, zbrit e ngjitu njëra, zbrit e ngjitu…!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/