Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Shqetësimet e BB-së korrekte”, Ish-deputetja: Korporata e Investimeve, konflikt interesash dhe risk për buxhetin!

12/10/2019
Tabaku fton shqiptarët që bojkotuan 30 Qershorin: Protestoni me ne
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-deputetja Jorida Tabaku dhe një eksperte e mirë e ekonomisë, ka folur rreth shqetësimit që Banka Botërore  ngriti lidhur me PPP-të dhe ekonominë shqiptare e cila ishte në ritme të ulëta.

Tabaku thekson se shqetësimet janë mëse korrekte dhe parashtrojnë disa pika kyçe të hajdutërisë që po tenton të shndërrohet në ligj nga Parlamenti.

Sipas saj, parlamenti do të votojë brenda dy javësh në favor të projektligjit që vjedh pronat e qytetarëve dhe ua jep oligarkëve.

“Rruga që kryeministri Rama ka nisur të marrë do të jetë një kosto e lartë që shqiptarët do të mbajnë mbi supet e tyre. Pushteti i oligarkëve është tanimë aq i madh saqë me gjasë projektligjet e radhës do t’i shkojnë komisionit nga sekretaret e oligarkëve në email”,-shprehet Tabaku.

REAGIMI I PLOTE

Nuk ka gjë më të rëndë për një shtet se sa shndërrimi i pushtetit legjislativ në një noter që voton dhe firmos çfarë t’i shkojë në mendje qeverisë apo pronarëve të ministrave (pra oligarkëve). Gjithsesi përpara disa ditësh parlamentarizmi shkoi edhe më poshtë, pasi në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave u diskutua projekt-ligji i famshëm i Korporatës së Investimeve Shqiptare.

Mirëpo e veçanta e mbledhjes ishte se projektligji në fjalë nuk kish ardhur përmes një rruge zyrtare me protokoll. Jo! Komisioni kish vendosur që të shqyrtonte një projektligj që sekretariati i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave ia ka çuar kryetarit të Komisionit me email. Praktikisht parlamenti, institucioni më i lartë sipas kushtetutës në vend, nuk respekton as vetë rregullat bazë të diskutimeve proceduriale dhe marrjes së ligjeve. Tanimë është normale që qeveria (më saktë oligarkët) të komandojë parlamentin dhe deputetët përmes sekretarëve të ministrive.

Siç edhe kuptohet nga projektligji, qeveria ka bërë vetëm disa ndryshime estetike në këtë draft të ri. Shumica e kërkesave dhe vërejtjeve që i janë paraqitur qeverisë dhe mazhoranës nga institucionet serioze si BB dhe FMN nuk janë pasqyruar. Madje Banka Botërore ka kundërshtuar pohimet e mazhorancës në lidhje me projektligjin. Në një letër të drejtuar kryetarit të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave ato nënvizojnë se shqetësimet e BB-së për draftin mbeten të pa adresuara.

Problemi në lidhje me mandatin e zgjeruar dhe portofolin e madh institucional që ka KISH e cila është edhe manaxhere pronash, edhe pronare por edhe invesitore nuk kanë gjetur rrugëzgjidhje logjike dhe ligjore. Sakaq BB vëren me të drejtë se propozimet e qeverisë për të supervizuar, rregulluar apo dhe audituar veprimet e KISH janë shumë të dobëta. Sikundër dhe mungesa e një analize të riskut financiar dhe ekonomik sa i takon borxhit publik.

Shqetësimet e BB janë mëse korrekte dhe parashtrojnë disa pika kyçe të hajdutërisë që po tenton të shndërrohet në ligj nga Parlamenti. I cili, siç dhe u tha nga deputetët, do të votojë brenda dy javësh në favor të projektligjit që vjedh pronat e qytetarëve dhe ua jep oligarkëve. Rruga që kryeministri Rama ka nisur të marrë do të jetë një kosto e lartë që shqiptarët do të mbajnë mbi supet e tyre. Pushteti i oligarkëve është tanimë aq i madh saqë me gjasë projektligjet e radhës do t’i shkojnë komisionit nga sekretaret e oligarkëve në email.

Kjo përbuzje ndaj shtetit dhe Kushtetutës është shembulli më i shëmtuar se si duhet të sillen deputetët e një Parlamenti. Natyrisht këtë ndjesi nuk mund ta kenë deputetë që kanë dalë ose nga paraja e krimit të organizuar apo nga ajo e oligarkëve. Shqipëtarët duhet t’i japin drejtim vendit dhe zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja mundësi. Një parlament-noter është ëndrra e çdo trafikanti dhe oligarku madje e çdo qeveritari që shqiptarët i përdor për t’i mjelë kursimet e për t’i ndarë kursimet e tyre me monopolet dhe oligarkët e tenderave.

Prandaj nuk mund të pritet më asgjë, as taksa më të ulëta, as më shumë shërbime, as më pak informalitet, as ligje më të drejta dhe as konkurencë!

Misioni e funksioni i këtij parlamenti ka përfunduar!

Tags: Banka Boteroreekonomiajorida tabakuPD

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Secili sheh tek vetja e tij fatin e Erion Veliajt”

Berisha, propozim tjetër për numrin e deputetëve

21/03/2026
Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

21/03/2026
Balluku me tren nga Zyrihu në Bernë dhe jo me këmbë nga rruga ‘Abdi Toptani’ tek rruga ‘Jordan Misja’

Berisha parashikon fatin e Ballukut, krejt tjetër nga ajo që pritej

21/03/2026
Berisha, thirrje sot për protestë masive të dielën. Ndërkombëtarët mbështesin kërkesat e PD

Berisha, thirrje sot për protestë masive të dielën. Ndërkombëtarët mbështesin kërkesat e PD

21/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Secili sheh tek vetja e tij fatin e Erion Veliajt”

Berisha, propozim tjetër për numrin e deputetëve

21/03/2026
Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

21/03/2026
Balluku me tren nga Zyrihu në Bernë dhe jo me këmbë nga rruga ‘Abdi Toptani’ tek rruga ‘Jordan Misja’

Berisha parashikon fatin e Ballukut, krejt tjetër nga ajo që pritej

21/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.